Rudina Çupi sugjeron librat më të përshtatshëm për fëmijët gjatë verës

15 Korrik 2025, 19:49Kulturë TEMA
Rudina Çupi sugjeron librat më të përshtatshëm

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, shkrimtarja Rudina Çupi foli për librat që sugjeron për fëmijët gjatë verës, duke i ndarë në dy kategori: libra leximi dhe libra bashkëveprues, që nxisin kreativitetin, lojën dhe dashurinë për gjuhën shqipe.

" Njihem si një nga autoret që në të gjithë librat e mi kam lojëra gjuhësore, janë dhe lojëra të tjera argëtimi dhe unë besoj se janë më të mira tani për në kohën e verës sepse mund të luhen me 2,4 ose 6 persona, siç është loja "Mos u nxeh", pjesë e librit "Piratë edhe para".

Ndër të gjithë këto libra që mund të ndahen në dy kategori, në libra leximi, për ata që pëlqejnë shumë të lexojnë, dhe në libra bashkëveprues të cilët janë ato libra që unë dua ti bëj fëmijët bashkëautorë, që do të thotë një pjesë e kam shkruar unë, pjesën tjerët vazhdojnë ta shkruajnë fëmijët, siç është libri "Fjalëkuqe", libëri i gjithi me fjalëkryqe, apo siç kemi dhe shumë libra të tjerë për fëmijë të vegjël, të cilët ende nuk e kanë filluar shkrimin, siç është libri "Me retë".

Në të gjithë këta libra, fëmijët jo vetëm edukohen, por në fund fare ata edhe përvetësojnë ato njohuri gjuhësore që kanë marrë, sepse shumica e tyre bazohen tek dashuria që unë kam për gjuhën dhe letërsinë.

Këta libra mund të përdoren jo vetëm nga fëmijët sot, por edhe nga mësueset, që do të thotë që një pjesë e tyre janë futur në listën e pasurimit të bibliotekave për shkollat", u shpreh Çupi.

Lini një Përgjigje