
Historiani Pëllumb Xhufi rrëfeu për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTV, kohën kur shkonte në arkivat e Venecias me shpenzimet e veta, për të kërkuar dokumente për Mesjetën e Shqipërisë.
Drejtorët tanë, thotë akademiku nuk duan ta dinë historinë e Mesjetës, ndaj edhe nuk paguajnë. Unë, rrëfen Xhufi, 60 vjeç jetoja si student në Venecia, vetëm për të zbuluar sa më shumë për historinë e mesjetës.
“Drejtorët në departamentet e historisë thonë që çfarë na duhet ne historia e Mesjetës, ju nuk keni dokumente? Si nuk kemi dokumente? Mesjeta jonë është një Mesjetë e ndriçuar me një dokumentacion që nuk e ka kush në Ballkan. Ne kemi pasur fatin që ishim afër Italisë, se aty vinin gjithë Evropa.
Të gjitha raportet mes vendeve kanë prodhuar dokumentacione historike dhe në Venecia ka mijëra dosje për Shqipërinë. Unë kam qenë 5-6 herë vete si individ, jo se më çoi puna apo shteti. Me rrogën që merrja nga puna shkoja e shpenzoja një muaj në Arkivin e Venecias. Unë 60 vjeç duke jetuar si student. Edhe më pëlqente t’i kthehesha kohës si student. Unë kërkoja dokumente individualisht, hyja në arkivat e tyre paguaja vetë.
Atëherë edhe filmimin që bëje me aparatin tënd e paguaje. Në vitin 2002 ne si Akademi e Shkencave kemi bërë një histori të Shqipërisë me katër vëllime. Unë kam bërë Mesjetën, një pjesë të saj deri te Skënderbeu. Ajo që kam shkruar unë në vitin 2002 nuk më hyn fare në sy mua, autorit sepse unë kam shkuar në Venecia kam parë arkivat, në Spanjë, Napoli dhe e them me plot gojë që historia e Mesjetës është krejt ndryshe nga ajo që themi ne. Nuk është Mesjeta vetëm mesi i shekullit te 15-të.
Ne kemi shekullin e shekujve 10-11-12-13, pas Skënderbeut i 16-17-ti me një masë të jashtëzakonshme dokumentesh që hedhin poshtë edhe teza të ndryshme. Një nga tezat që thotë se shqiptarët kanë ardhur, është një gjuhëtar gjerman Vajgandi që thotë; Fakti që shqiptarët me lundrimin e detit nuk kanë një raport të mirë, nuk e njohin detin, nuk shquhen si lundërtarë...” Po të shohësh dokumentet mesjetare ka shqiptarë tregtarë të ndershëm e të pandershëm, piratë, detin e kishin të tyre.
Prandaj them që ka dokumente që përmbysin teza që janë ngritur prej shekujsh dhe nuk i luan kush. Janë dokumente pa fund në Venecia. Disa dokumente, për çështjen e detit. Janë rreth 2500 dosje të mëdha, nga të cilat unë për katër here që shkova me një përpjekje gjiganteske munda të ezauroj vetëm 100 dosje. Aty janë dosje që flasin për Shqipërinë. Ka dosje ku 80% e materialit është vetëm për Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë një bazë për Republikën e Venedikut, sa i përket qyteteve. Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Ishmi, Vlora, Butrinti, Kepi i Rodonit. Ka dokumente pafund. Ka dokumente për ta parë historinë në të gjitha dimensionet e saj, jo vetëm ushtarake, por ka histori politike, diplomatike, kulturore, të institucioneve”, u shpreh historiani.
Dakort mo Xhufi se ju mendoni,se Shqiptaret me lundrimin nuk kan nje raport te mir,nuk e njohin detin ,nuk shquhen si lundertar ,at`her vetvetiu te lind pyetja : Gjyshja Veneciane e Liderit ton Rames,si erdhi ne Shqiperi ,nga kaloi?! Apo do na thuash se nga frika e detit erdhi me Pajton dhe pershkoi itinerarin Slloveni ,Kroaci,Mali i Zi,Shkoder ...
O mondo, sta ka fajin Xhufi qe je analfabet funksional, nuk kupton ate qe lexon! Ai pikerisht kete thote, qe shqiptaret kane qene lundertar, tregtar dhe pirate! Fjalite kane presje dhe "tonjeza" per te treguar citime. Lere kete sport dhe merru me veten, se ke boshlleqe me te qenit i dlirë!
Kur te akuzojm te tjeret,duhet te shikojm nga vetja per te kuptuar anafalbetizmin funksional apo megalomanin,nepermejt genjeshtres per te treguar ate qe nuk ishim,dhe ata qe nuk jemi ! Kur themi shqiptar lundertar,themi ate qe nuk e kishim tradit dhe nuk e kemi,por po te themi Ilir lundertar,ata ishin dhe jan ne Kroaci dhe Mal te Zi . per te zgjeruar pak horizontin ty Doro,Lufta e romes kunder Ilireve,kishte si shkak plackitjet qe benin Iliret kunder tregtareve romak.Familjet e para Shqiptare qe prun traditen e lundrimit,ishin Familjet Ulqinake te shperngulura nga lufta dhe u vendosen ne zonat bregdetare te Shqiperis,dhe i ke me shumic ne Durres te cilet ishin edhe si ekspert lundrimi ne kohen e monizmit.Lundrimin i "dituri" Doro e kan tradit Greket nder mijra vite,saqe sot mbi 27 % e flotes tregtare ne te gjith boten jan Greke (ta mora si shembull me qe kemi shum te perbashketa me Helenet e lasht dhe Greket e sotem).Ne Shqiptaret aq shum e kemi per "zemer lundrimin" sa qe edhe ato dhjet anije qe kishim ne det ne sistemin monist,i quam per skrap kur e pam se tani ne demokraci nuk na nxjerrin ne det me zor ! Aq per "zemer e kemi" lundrimin saqe edhe punetoret e peshkarexheve i marrim nga vendet Arabe! Me vjen keq per ty Doro,dhe shum si ju,qe me dy rrjeshta te Xhufit kujtove se mesove historin,Historia jon sic thot Mark Palnika esht e pluhurosur ne arshivat e Vatikanit,dhe po ti vendosesh ne nje vij te drejt dokumentat jan me kilometra,por shteti yn nuk esht i interesuar per ti hapur dhe faktuar,sepse do te shohim ,se per tjeter e dinim se ishim (sic pretendon Xhufi,Kocaqi...)dhe tjeter jemi ! Jemi me shumic nga ata qe shkruan Hamdi Bushati,dhe jemi me pakic nga ata qe dikur quheshin Arbnor.Larg idholit Dodoro,aq me teper idholit te tipit Rama ,Berisha se te mbajn skllav te vetes se tyre,dhe te injorances.
Mos ngatero lufterat punike romake me mesjeten e Xhufit. Ai ate te thote, qe arkivat jane plot dhe duhet vullnet dhe organizim per ti lëçitur dhe pasqyruar! Te permendesh Palniken nuk te largon nga te berit zhurmues kot, me ngjyrime politike rame a berishe...
Edmondi qenka : lexo 2 rreshta dhe analizo historine …
Un po kuptoj te kunderten e asaj qe shkruan Vego ! Nuk esht Mondi qe lexon dy rrjeshta dhe analizon Historin,por esht Vego qe shkruan nje rrjesht,,per arsye se i mungon argumenti,dhe per ti ber qejfin vetes se edhe un di te shkruaj .
What a great response from you Dori!!
Vetem historian,nuk mund te jete nje turkoshak i semure si xhufi,qe e ka pare me syte e armikut,heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti.
Kush ti ka thene ty keto qe thua , ajo bushtra qe ke ne ahpi , legen i piste . Pellumb Chufi eshte historiani me i mire i Shqiierise
Nga korifeu Pëllum Xhufi mësojmë, mbushemi, çmojmë , ke qef ta dëgjosh me urtësinë dhe mbi të gjitha FAKTET qe janë thëmbra e akilit për historinë… vemi tek kjo “ historjania “qe bertet e cirret sdudjove . Zoti Pëllumb, të lutem , shiko të gjesh ndonjë student/ e dhe ti mëshosh me mënyres se si ti komunikon dhe studion. ( mero, nqs ke ndermend te japesh lek për te ndihmuar njerzit “ në nevojë” sivjet, gjë një mënyre qe një shumë e kosiderueshme te shkojë sivjet për Z. Xhufi qe te vazhdoi me kërkimet e tija. Flm)
Bravo Profesor. Shteti duhet te japi fonde dhe nuk jane shume. Se ka dhe idiote qe thone qe Shqipja u shpik.si mund te shpiket nje gjuhe?
O shoku Pellumb Paskal Xhufi Milo! Vëndet per ambasador u zune. Ty ta zuri vendin Muq Nano. Kot ngjiresh duke mjaullitur "haiku rripjellëse" . Plus qe Rama sta fal seksin me Like Floririn. Po edhe Ymeri ste sheh dot me sy.
shko ore rot kari
Si Pellumb Xhufi te jene te gjithe ambasadoret e Shqiperise!
E zbulove !!!!!!!!!!!???
Jo jo,gjyshja e liderit tone historik ka 'lundruar' me gomone,Vlore-Brindizi dhe Brindisi-Venecia me pajton Kjo qe them eshte e sigurte :) Po te lexonte Xhufi dosjen nr 101 do t'a gjente dhe historia do fliste ndryshe.
O Xhufo per mesjeten shko ne Turqie se atje jane dokumentat ku mund te gjesh dhe origjinen tende se nga vjen . Por ka nje problem qe jo ty por asnje historiani ne shqiperi nuk i vjen mbare se nuk perputhen me "direktivat" tuaja !! Turqia i ka dokumentat ,qe nga regjistrat e taksave qe vilte ,me emra fshatrash e familjesh ,me numerim popullsie dhe ç'far "rrace" ishin . Por nuk te vjen mbare ore skuth se nuk te dalin llogarite siç i doni ju te ardhurit qe beni autoktonin . Me turqine e keni shume mire ,ç'far ju pengon te shkoni dhe te merrni dokumenta qe fillojne qe ne shekullin e trembedhjete ( dhe me perpara ) e tutje !!! Perse nuk shkoni te kerkoni dokumentat e Gjergj Kastriotit (shqiptarit) perderisa ai ka qene ne oborrin e sulltanit si peng dhe ka qene xhenerali i tij kur u rrit ??!!! Perse ...perse....e perse ......e shume e shume pyetje qe jane pa pergjigje !!!!Turqia eshte e hapur per t'ju ndihmuar me te tera dokumentat qe ka !!! Shkoni si Serbet qe kane marre ate qe kane dashur dhe jo pak ,sidomos ne lidhje me Kosovo regjistrat e kadastrave ,regjistrat e taksave me emra fshatrash e familjesh !!!! Ju a them une perse nuk shkoni se dilni kullaç , gafil me brroçkullat qe keni servirur si "autoctonus" te pa qene .
Jam dakort me ato qe tha ,,halldupi ,,, cdo xhufi ne venecia,,,ne venecia jane per kristjanet ,,,xhufi qe ka qe me kombesi turke 5_600 vjet te shkoj ne arkivat e stambollit ,,,,atje do mesoj si quhej strester gjyshi tij .....
Jeni per te ardhur keq, qofte sikur dhe per shaka t'i shkruani keto budalleqe. Rob me mentalitet te prapambetur. Viti 2023 akoma identifikoni njeriun me fene... Hajde mesjete hajde....
Historia e Mesjetes ishte e mbuluar me jorgan dhe e zbuloi Xhufi. Punonte si varkatar apo varkar (si i thone?) ne Venice per te mbuluar shpenzimet e tija per ta zbuluar Mesjeten. Por Mesjeta mori nje batanie dhe u mbulua prap qe ta zbulojne pasardhesit e pellazgeve.