Sot shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe evropiane.
Dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit tregojnë se, edhe pse Ismail Kadare nuk u prek drejtpërdrejt nga represioni i regjimit gjatë jetës së tij, madje u vlerësua nga autoritetet zyrtare, ai ishte nën vëzhgim nga strukturat e diktaturës.
Një prej këtyre dokumenteve i përket vitit 1977, periudhë kur u godit i ashtuquajturi “grup armik dhe antiparti” në art dhe kulturë, i kryesuar nga ish-ministri i Kulturës Fadil Paçrami.
Në kuadër të hetimeve, dëshmitë e prodhuara nën frikën për jetën, përfshijnë edhe emrin e Ismail Kadaresë, i cili përmendet si shkrimtar që, sipas gjuhës së kohës, kishte “trajtuar realitetin me sy kritik”, kishte shprehur mendime që kundërshtonin vijën zyrtare”dhe kishte prodhuar poezi e artikuj të konsideruar problematikë për ideologjinë."
Dokumenti me shënimin “Për Ismail Kadarenë: Të njoftohet Partia dhe materiali të ruhet”, është dëshmi e mekanizmit të frikës dhe interpretimit ideologjik të krijmatërisë letrare dhe mbajtjes nën vëzhgim të vazhdueshëm të individit.
Në këtë kuptim, dokumenti nuk ka prodhur ndëshkim por sipas filozofes Hannan Arhend, tw tilla dokumente e mbajnë individin në një gjendje pasigurie të përhershme, ç’ka s është një nga format më efikase të dominimit.
Në “Origjina e totalitarizmit”, Arendt shpjegon se regjimet totalitare nuk kanë nevojë të godasin të gjithë njëkohësisht; mjafton që të gjithë të jenë potencialisht të goditshëm.
Pikërisht kjo ndodh këtu: shkrimtari nuk dënohet, por regjistrohet, interpretohet, arkivohet dhe mbahet nën vëzhgim, një mënyrë për ta shndërruar lirinë krijuese në vetë-kontroll.
Transkipti i deklarimeve të Fadil Paçramit
“Unë kam pasur pikëpamje në kundërshtim me vijën e Partisë në çështjen e trajtimit të konflikteve në fushën e letërsisë, artit dhe kulturës. Konfliktet në gjirin e popullit i kam nxjerrë më të mprehta se ç’duhej, veprim ky që shpinte në zgjidhje të padrejta, në kundërshtim me vijën e Partisë për konfliktet në gjirin e popullit.
Me këto pikëpamje kam inkurajuar edhe krijues të tjerë për ta trajtuar çështjen e konflikteve në të njëjtën mënyrë. Biseda të tilla për këtë çështje kam zhvilluar me Ibrahim Uruçin, Kujtim Spahivoglin, Bardhyl Kosoven, Riza Hajrion, Qamil Buxhelin dhe Ismail Kadarenë.
Me këto pikëpamje kam shtrembëruar realitetin tonë, duke e trajtuar burokratizmin si një fenomen që ka marrë përmasa të gjera tek ne, aparatet dhe administratat tona krejt të burokratizuara dhe drejtuesit si burokratë. Duke vepruar në këtë mënyrë, hapa shteg që edhe krijues të tjerë si Qamil Buxheli, Fadil Paçrami, Ismail Kadareja, Fatos Arapi, Sulejman Mato, Viktor Gjika etj., të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Edhe në çështjet e folklorit kam mbajtur qëndrime që mohonin vlerat e folklorit dhe hapnin rrugë për shfaqje të huaja. Dua të theksoj këtu për pikëpamje të tilla një artikull të Ismail Kadaresë, që bënte fjalë kundër shfaqjeve të folklorizimit në disa shkrimtarë e poetë, si tek Kol Jakova në poemën “Kruja” etj., por që në fakt i bënte një goditje vetë folklorit.
Mua më pëlqeu ky artikull sepse ishte i përafërt me pikëpamjet e mia në drejtim të çështjes së folklorit dhe të luftës kundër folklorizmit, por që në fakt luftohej vetë folklori.
Një fenomen tjetër i dëmshëm në poezinë tonë ka qenë edhe krijimtaria që e shikon gjithçka me syrin kritik në realitetin shqiptar. Kjo lloj poezie në fakt mori karakterin e denigrimit të vetë jetës dhe të sistemit tonë. Këtu përfituan krijues që kishin qëllime jo të drejta, të cilët iu kundërvunë zhvillimit tonë.
Kjo tendencë është dukur në poezitë e Fadil Halitit dhe tek Ismail Kadareja, të cilat i kam inkurajuar dhe kam dhënë mendimin se janë të botueshme, sepse këto poezi, në forma dhe mënyra të ndryshme, i janë kundërvënë realitetit tonë.”
/m.d/
Amon mer amon se na hapet barkun me keto lloj shkrimesh. Ismail Kadareja ishte shkrimtar i madh me poezi poema e romane te mrekullueshme per dje sot e ne te ardhmen, ishte xhevahir dhe si i tille u ruajt e u mbrojt nga populli por edhe nga regjimi. Prandaj shkruani per vlerat e tij por mos na shkruani debilliqe jo e ndiqte sigurimi jo policia jo partia jo leshi jo preshi. Ate e mbrojti vete Zeusi dhe sguxonte njeri ti prekte nje fije floku.
Nuk na thate asgje si e survejoi Ismail Kadarene, Dritero Agolli, si Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise dhe nder te paktet krijues, plotesisht "te besueshem" te Partise...(???!!!) Ishte Enver Hoxha vete qe e shpetoi Kadarene nga perndjekja dhe denimi maximal...! Hienat e tjera do ta kishin ngrene te gjalle..., sic kane bere me cdo intelektual vertet te talentuar (I pari shkrimtari i Partise dhe i Popullit..., bejtexhiu korcar...???)
Yyyyt ju pshiftë mortja , soji i ndyrë, nuk lini rast ju kukuvajkat e Shqipêrisë pa shpifur e sajuar, jeni tama si ata vulëhumburit që këkojnë të bëhen të gjallë duke kuisur si qen të zgjebosur.
Asgje per Kadarene. Po per Babain tim te Ndjere çfare thote Sigurimi?! Çfare problemi ka ketu?! Kadare, Kadare, Kadare, dhe vetem Kadare! Ky paska qene ne dite te hallit!!! Dhe arsimohet nga E.Hoxha, i boton veprat shteti, i krijon te gjitha kushtet e jeteses dhe per krijimtari, deputet i Kuvendit, etj., perfaqeson Shtetin shqiptar dhe Letersine jashte Shqiperise, etj.,etj.etj., dhe me i persekutuari, me i leqendisuri nga Diktatura! Te Ndierit Ismail Kadare i jane bere ndere tej çdo kufiri apo mase. Le t'i hedhim nje here nje sy vetvetes, babes dhe nenes biologjike qe na bene koken, na sollen ne jete.????????
Eshte ber per raf.met por Kafareja ka qene i privilegjuar i sistemit deputet cdo gje ka patur dhe lere cfare thuhet por Kadare inuk i hyri gjemb ne kembe.Sistemi te pergjonte ok si tani Spaku te pergjon dhe kur flet me femijet apo familjaret.Kafare fale njohjeve qe i kish krijuar sistemi iku se e dinte cfare do ndodhte pa rehatin e tij dhe nuk foli nje fjale kur digjej shqiperia bile dhe ju kerkua te prononcohej ne vitin 97 dhe fliste per skenderbeun dhe nuk mbajti nje qendrim sepse kish frike dhe ndenji ne paris. Lereni te qete atje ku eshte sepse nuk ja vlen te permendet
Kadareja u be ai qe eshte nga vete "diktatura". Veprat me te ndritura te tij I kushtoheshin Partise, ENVERIT. Kadareja, ne ate kohe qe perflitet, pritje dhe zhvillonte biseda TE ngrohta me "diktatorin ". A ka bere lojra te fshehta? Sigurisht, ne favor TE KGB dhe Frances. Edhe titulli AKADEMIK Ne France iu dha per tu marre ne mbrojtje nga Franca. Dhe keto qe i quanii persekutimet Jane TE kohes kur enveri kish marre fund dhe mbahej me gjilpera.