Përkujtohet në Lezhë ndarja nga jeta e Skënderbeut

17 Janar 2026, 20:40Kulturë TEMA
Përkujtohet në Lezhë ndarja nga jeta e Skënderbeut

Bashkia e Lezhës ka përkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke nderuar figurën e prijësit legjendar të shqiptarëve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes. A.K./TemA

4 Komente

  1. Q
    Qaniu

    HAHA VARRI I HAJDARIT ,,

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site.........

      Zverkun Iskanderit ja paska thikosur sullton Murati.....!!!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nē atē kohē tē gjithē ishin tē fuqishēm

        Ekzistojn shkrime nē Turqi pēr kohēn otomane, ku gjen dhe pēr Skēnderbeun.Ajo qē thotē Turqia ēshtē se gjatē tentativēs sē parē pēr tē ikur nga Turqia ( e Gjergj Kastriotit) ēshtē vēnē re nga ushtarēt , ku kanē vēnē nē dijeni Pashaun, dhe thonē qē ēshtē fshehur nē njē haur me dhi, dhe aty ka dēshtuar kthimi i mbetur nē tentativ ., nē atdhe.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lezhjanet-keta bij te shqipes

          Lezha, ishulli i vetem shqiptar, brenda republikes islamike te Ramiut, qe mban lart flamurin e heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje