PIKTURA E DITËS: ”Buka e duarve tona” - Vepra që nga "armik" i dha Skënder Kamberit titullin 'Artist i Popullit'

6 Shkurt 2026, 15:27Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: ”Buka e duarve tona” - Vepra që nga

Piktura ”Buka e duarve tona” e vitit 1976, realizuar nga mjeshtri Skënder Kamberi, ndodhet në Galerinë e Arteve, Tiranë

Piktori Skënder Kamberi këtë javë festoi 87 vjetorin e tij të lindjes. Edhe pse në moshë të thyer ai vijon me të njëjtin përkushtim dhe pasion të punojë në fshatin e tij, Kaninë, Vlorë.

Piktura ”Buka e duarve tona” i ka dhënë çmimin “Piktor i Popullit” në vitin 1976, kohë kur ai po luftonte me xhelozitë e profesionit, dhe të mediokritetit që nuk kishte talentin e tij, ndaj edhe synonte izolimin e tij në qeli, përmes shpalljes “armik i popullit dhe i partisë”.

Skënder Kamberi u afirmua shpejt si një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare edhe pse i kufizuar dhe brenda rregullave të rrepta të “realizmit socialist”.

Personaliteti, talenti dhe karakteri i tij ekspresiv e i drejtpërdrejtë, u bë shpejt qendër e artit dhe e kulturës për Vlorën dhe më vonë mori përmasa kombëtare. Duke u mbështetur fort te shokët dhe miqtë e tij të talentuar, e çau rrethimin e ngurtësimin kohor. Për këtë arsye vepra e tij u shoqërua me kritika që e kishte kaluar “vijën e partisë”. Por e vërteta dhe talenti i rrallë jo vetëm e shpëtoi por edhe e afirmoi si një ndër piktorët më të mirë të vendit tonë. /mapo/

3 Komente

  1. A
    ABC

    Piktori i Popullit Nestor Jonuzi , koleg me Skenderin , pa xhelozi dhe me shume vleresim , ka thene se , nqs ne Vlore do hapet nje shtepi muze , ashtu si ne Korçe per Vangjush Mion kjo do ti takonte Skender Kamberit per talentin dhe realizimet qe ka .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goodman gallery

      Ore qenkeni te pa besueshem, Skender Kamberi nga Kanina, dhe vazhdon te punoj ne fshatin e tij!!!!! Nga i gjeni...Skenderi eshte vlonjat, nga lagjia Llonxh e Vlores, eshte jevg por me fisnik dhe i bardh se vlonjatet e tjere dhe ka 30 vjet qe banon ne Tirane...dhe idjotesia tjeter; përmes shpalljes “armik i popullit dhe i partisë”, Skenderi ishte komunist, si piktor pa diskutim me i miri ne shqiperi, por nuk ka qene siç thoni ju, Skenderi ishte shpirt i lire me te vertet dhe piktura e tij ishte me e lire dhe energjike se sa kerkonte realizmi i mekur shqiptar por tema propogande ka bere dhe ai.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alajdini

        I lumshin durt. M'pëlqen e jeshilja " se bar kena hangër "( ngrënë ).

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje