PIKTURA E DITËS: Beteja heroike e shqiptarëve për liri kundër nazizmit dhe simbolika e borizanit të famshëm te vepra e Fatmir Haxhiut

5 Shkurt 2026, 15:19Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: Beteja heroike e shqiptarëve për liri

“Tenda e Qypit” e piktorit Fatmir Haxhiu portretizon luftën heroike për liri ku ranë 17 dëshmorë (19-24 janar 1944)

Nazistët vranë me me dhjetra të dyshuar para se të zhvillohej një nga betejat më heroike e të lavdishme të shqiptarëve për liri. Hakmarrja e nazistëve vazhdoi me masakra të tjera siç e 4 shkurtit në Tiranë.

I frymëzuar nga lufta heroike e partizanëve të Brigadës së Parë Sulmuese, të cilët me trimëri në Tendën e Qypit u përleshën fyt më fyt me Gjermanët, Fatmir Haxhiu përjetësoi këtë moment historik të qëndresës.

Për studimin e materiale plotësuese autori i veprës thotë se i është referuar figurave konkrete që akoma jetonin madje shkoi edhe në vëndin e ngjarjes. Vepra duke qënë e dimensionit të madh dhe me shumë figura në lëvizje, paraqiti vështirësi tekniko-profesionale, deri atëherë të pa njohura për vetë piktorin. Në konkursin kombëtar komisioni e vlerësoi me çmimin e tretë.

Pasi u ekspozua në publik ajo pati jehonë. Vepra e Haxhiut u ekspozua për shumë vite në Pallatin e Pritjes në qytetin e Durrësit.
Tablloja thoqtë autori i saj ka dinamizëm, është e vertetë dhe bindëse sepse përleshje trup me trup lidhet me disa figura partizane të cilët dhanë jetën duke luftuar pikërisht në majën e Tendës së Qypit e cila ndodhet mbi zonën e Skraparit.

Tablloja ka edhe një të veçantë sepse në histori flitet për rastin e partizanit burizan i cili edhe pse i plagosur me një plumb në fyt, mbylli plagën me gishtin e njërës dorë, që të mos i rridhte gjaku dhe me tjetrën vazhdonte t’i binte burisë që partizanët të hidheshin në sulm kundër gjermanëve.

Në këtë tabllo, - thotë piktori i njohur për trajtimin e veprave historike, - “kam hasur disa herë vështirsi për të dhënë jo vetëm vërtetësinë historike të ngjarjes por desha edhe që të përgjithësoj betejat trup me trup.”
Lufta e shqiptarëve për liri gjatë luftës nuk duhet të ngatërrohet kurrësesi me pasojat e rënda të komunizmit pas çlirimit, mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut. /MAPO/

4 Komente

  1. T
    Trapojani, që kam ba nji krye-veper në leter WC-je

    E tmerrshme, e turpshme, skandaloze, ju gazeta tema ju njef gjithkush që jeni kamunista, që jeni të shitur tek UDB-ja. Ju i bëni komplimente dhe elozhe pozitive kesaj pikture e cila është nji propagandë kamuniste, për nji luftë mes terroristave partizan dhe vellezerve tanë demokrat Italo - Gjerman të cilët kishin ardhur në Shiftari për të na çliruar nga katundaria dhe primitivizmi, por, disa terrorista kamunist, i luftuan dhe i vranë vellezerit tanë Italo-Gjerman. Ky artikul është nji prapogandë kamuniste kunder demokracisë dhe kunder Evrupës. Unë vetë jam piktor i klasit nder-qytetar Shiftar, dhe kam bërë nji pikturë kry-veper, të cilën nuk e ka komentuar asnji gazetë, apo televizion, përveç Tv-Syrit, dhe kjo pikturë qê kam bërë në shumë kopje, gjindet në hyrje të Pe-De-rastisë së SHQUP-it në breg të Lanës, si dhe në ballë të oxhakut të sallonit të pritjes në shtepin e heroit kombetar Sali Vuk Shiqerja, në faqen e murit të shtepisë së Bujar Bukoshit në Kosovska-Serbska, si dhe në sallen e mbledhjeve sekrete të BIA-as ( UDB-së) Serbe në Beligrad. Piktura ime, ka perjetuar në bez të zi, luften heroike që kanë bërë batalionet e trimave demokratik të veriut, sidomos të Trapojës, si dhe bataliunat e trimave Kosovarë të Bujar Bukoshit, nën udhëheqjen e heroit kombetar Sali UDB-ash Berisha, të naçallnikut Shabon sigurims Memia dhe të diagaç-istit Sali xhepist Lusha në luften heroike, trup më trup kunder Jugut komonist dhe anti-demokartik të Shqypries në vitin 1997-të. Ajo ka qënë luftë, që duhet kujtuar në shekuj e shekuj, ku demokarcia e vertetë Viçidoljane fitoj kunder Lalucve dhe Leberve komanista me gjys opinge. Atë luftë heroike, unë e kam perkujtuar në një pikturë me permasa gjigande 10 cm me 10 cm, luftë e cila na shpetoj nga kamunismi i Jugut dhe e ruajti demokarcinë e vertetë Viçidoljane që populleci Shiftar e gezon edhe sot. Mediat dhe gazetat Shqyptare, bëjnë krimin më të madh, qê nuk i bëjnë jehonë piktures time, që ka pershkruar me bojë në bez, luften më heroike që ka udhëhequr lideri dhe udhë-rrefyesi jonë legjendaro-kombetar Sali Shiqere Viçidoli në vitin 1997-të kunder kamunizmit Labo-Laluc. Por nejse, sepse pikturen teme do ta nderojë Shqyptaria në shekuj e shekuj, kurse ketë pikturen e kamunistit Fatmir Haxhiu, e kemi harruar sot. Po po, po more po, po jua them unë juve e juve duhet të më degjoni mue, sepse unë jam Sali Shiqerja more idioter.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Propogande 100%. Arti ne sherbim te partise!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujtimi

        Kjo eshte nder pikturat me te mira nga artistet shqiptar me teme nga L2B. Kunder nazi-fashisteve kan luftuar edhe jo-komunistat.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Descartes

          Simbolika e borizanit eshte e qarte, u prem ne fyt qe ne fillim, ska me ze per te folur....lol

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje