Dje, 9 vjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, portreti i realizuar nga piktori Agim Musabelliu
Dritëro Agolli poeti, prozatori dhe publicisti i shquar la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Shumë prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
Agim Musabelliu i ka dedikuar një portret poetit dhe shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Në një intervistë të dhënë për median shqiptare, Agolli ka thënë që nga librat që ai nuk do t’i harrojë kurrë janë “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe librat me poezi “Pelegrini i vonuar”, “Në mesditë”, “Udhëtoj i menduar”, etj.
Dritëro Agolli u nda nga jeta 9 vite më parë, më 3 shkurt 2017, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në botën e letrave shqipe. Vepra e tij e larmishme ka marrë vlerësime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Pikturë të shumë i kanë dedikuar një portret shkrimtarit të madh siç është edhe portreti i Agim Musabelliut. /mapo/
Lini një Përgjigje