Miratohet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë për bashkëprodhimin e filmave

6 Shkurt 2026, 15:10Kulturë TEMA
Miratohet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë për

Miratohet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë për bashkëprodhimin e filmave. Një lajm i mirë ky për të gjithë artistët.

Lajmin e dha ministri për kulturën Blendi Gonxhja.

Më poshtë postimi i plotë: 

"Marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje, përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike.

Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare.

Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj."- shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA

4 Komente

  1. h
    he cna gjeti

    po ku kemi kinematografi neve ???

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alen Delon

      Po ku bën dot Shqipëria filma o birazer? Vetëm në qoftë se "bashkëpunimi" është që shqiptarët i shërbejnë kafen regjizorëve francezë. Ashtu po.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pofka

        Franca do te beje art e kinema, kurse ne Albanistan ska as lek per pensione. Po deshi te ndihmoje Fronsa, te hedhi ndonje pare ketej po edhe parja do vidhet nga corapekuqi me shoke

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia drejt Evropes

          Po shum mir. Te shohim ndonje film francez se na mbyten telenovelat e osmanllinjve ne televizor. Duhet te jemi Alla franga me Europen e civilizuar. Jo alla turka me sumperpjetet oriental.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje