Vepra “Keti në verandë” e Gazmend Freitag (2025) paraqet një figurë femërore të qetë dhe reflektuese, ulur në një verandë të ndriçuar nga drita natyrore.
Me stilin karakteristik realist, piktura përcjell një ndjesi paqeje, duke e vendosur gruan në harmoni me ambientin rrethues.
Gazmend Freitag është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.
Në vitin 2013 studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.
Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.
Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është "Baresha", me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj.
Super suksese...Ngjyrat e bukura te perdorura, blau- grun - weiß-gelb.. He he pikturat sa kenaqesi dhe qehtesi shpirterore te japin....
Super suksese...Ngjyrat e bukura te perdorura, blau- grun - weiß-gelb.. He he pikturat sa kenaqesi dhe qehtesi shpirterore te japin....