PIKTURA E DITËS: “Në lëmë”, 1977 - Vepër e Foto Stamo, koha kur vendit i duhej të siguronte ‘bukën e gojës’

4 Prill 2026, 19:23Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: “Në lëmë”, 1977 - Vepër e

“Në lëmë” titullohet piktura e mjeshtrit Foto Stamo, e cila gjendet në koleksionin e Galerisë së Arteve.

Piktura e përzgjedhur sot nga “Mapo.al” e realizuar sipas stilit “Vaj në kompesatë”, i përket realizmit socialist.

Piktura paraqet punën e paodhur të kooperativistëve në fshat, në korrjen dhe shirjen e grurit.

Ishte koha e izolimit të madh kur Shqipëria po prishte marrëdhëniet me Kinën. Për këtë arsye duhet të përgatitej të prodhonte gjithçka me forcat e tij.

Artistët ishin të detyruar t’i përgjigjeshin ideologjisë për të pasqyruar tema të klasës punëtore.

I dekoruar nga me titullin e lartë Artist i Popullit, Foto Stamo (1916 – 1989) la pas një trashëgimi të pasur artistike. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit janë ruajtur 125 punime të Artistit të Popullit Foto Stamo. /MAPO/

Lini një Përgjigje