Në veprën më lart, Agim Dervishi paraqet një peizazh alpine në fshatin Theth, i vendosur në zemër të maleve shqiptare.
Shtëpitë e vogla, të bardha, duket sikur "frymojnë" me natyrën që i përfshi çatitë e thjeshta të cilat duken si të integruara me tokën dhe kodrat përreth.
Rrugicat e ngushta kalojnë në mes fushave jeshile, duke krijuar hapësira ku qetësia dhe paqja dominon.
Ngjyrat janë të buta dhe natyrale: gjelbërimi i barërave, nuancat e dheut dhe gurit, dhe ndoshta një dritë delikate që i jep tablos një ndjesi përjetësie.
Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.
Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim. /liberale/
Lini një Përgjigje