PIKTURA E DITËS: "Princ shqiptar"- Vepra e artistit Adrian Devolli

25 Nëntor 2025, 14:42Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Princ shqiptar"- Vepra e artistit Adrian

“Princ shqiptar” është e piktorit Adrian Devolli i cili e ka ekspozuar veprën në ekspozitën kombëtare “Nëntor 28”, e cila është mbajtur në Galerinë FAB në Tiranë.

Adrian Devolli piktor dhe restaurues shqiptar, ka lindur më 16 qershor 1955. Përfundoi Liceun "Jordan Misja" në vitin 1976 dhe në vitin 1979 u diplomua nga Akademia e Arteve.

Adrian Devolli është një piktor shqiptar me një karrierë mbi 50-vjeçare, i njohur për stilin e tij të ndjeshëm dhe evolutiv, të ndërtuar midis dy sistemeve politike.

Ai është bir i artistit Hysen Devolli, themeluesit të skenografisë shqiptare, dhe që në fëmijëri është rritur mes ngjyrave, dritës dhe atmosferës së artit.

Devolli ka punuar për shumë vite si restaurator në Institutin e Monumenteve dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kishtare dhe veprave shqiptare.

Edhe pse ka ekspozuar në Shqipëri dhe jashtë saj, Devolli tregon se marrëdhënia me institucionet është ftohur, dhe se arti sot nuk gëzon hapësira ekspozuese me standardet e duhura profesionale. /MAPO/

Lini një Përgjigje