Rita Ora dhe Gjyshi i saj në Tiranë!/ AQSHF shfaq filmin dokumentar me metrazh të shkurtër "117"

25 Nëntor 2025, 09:58Kulturë TEMA
Rita Ora dhe Gjyshi i saj në Tiranë!/ AQSHF shfaq filmin dokumentar me

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq: të mërkurën, datë 26 nëntor 2025 në ora 12:30 në kinemanë "Drita" në AQSHF filmin dokumentar me metrazh të shkurtër "117", me skenar e regji nga Besim Sahatçiu dhe kamera nga Afrim Spahiu, prodhuar në vitin 1976 nga Kosovafilm.

Ky film paraqet stilin tradicional të jetesës së një familjeje shqiptare me 117 anëtarë, të gjithë duke jetuar nën një kulm dhe konsiderohet si një nga dokumentarët etnografikë më domethënës të rajonit. Për shumë studiues dhe kritikë, kjo vepër mbetet një “portret shpirtëror i kombit”, sepse përmbledh brenda vetes vlerat më të thella: solidaritetin, bashkëjetesën dhe kulturën e pasur që ka formësuar popullin shqiptar.

Të pranishëm në shfaqje do të jenë kineasti Afrim Spahiu, drejtor i fotografisë, si dhe përfaqësues nga QK Kosovë.

Rita Ora sjell me video një përshëndetje speciale enkas për ne dhe për këtë film që shumë pak njihet në Shqipëri.

Hyrja e lirë!

A.K./TemA

2 Komente

  1. K
    Kurioz per Histori.

    Duke jetuar ne Shqiperi mu krijua pershtypja sikur jemi rrace e bardhe. Por ne Kosove dhe Maqedoni nje pjese e atyre qe identifikohen si Shqiptar (duke perfshire Rita Oren) jane me tipare te Lindjes se Mesme. Pervec atyre qe ngjajne si Serb nga pamja normale. Per ndryshimin ne mentalitet pastaj s eshte nevoja fare te flas. Mi shpjegon dot dikush keto ndryshime kaq te thella?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gzim Atipi

      E vështirë për vajzat e sukseshme ne këtë shoqeri!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje