Piktura më lart e realizuar nga Mikel Temo paraqet një peizazh të qetë dhe magjepsës të Shëngjinit në Lezhë, ku natyra dhe ngjyrat bashkohen në harmoni.
Në qendër të kompozimit qëndrojnë flamingot e njohura për hijeshinë e tyre, të cilët duken sikur lundrojnë mbi ujërat e qeta, duke krijuar reflektime të buta në sipërfaqen e liqenit ose detit të cekët.
Mikel Temo i lindur më 1964 në Korçë është piktor dhe stilist shqiptar me banim në Kanada. Është diplomuar në degën Pikturë Monumentale dhe Vizatim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1986, pas trajnimit në një program intensiv në artin tradicional realizoi një doktoraturë në Arte në vitin 1997.
Nga viti 1986 - 1998 Mikeli shpërndau njohuritë e tij dhe dashurinë e artit me studentët si mësues në Shkollën e Arteve të Tiranës.
Pas udhëtimeve eksploruese në muzetë e arteve në Itali dhe Francë puna e tij u bë më abstrakte me gjurmë nga realiteti.
Punët e artistit pamor Mikel Temo janë pjesë e fondit të përhershëm të Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë. Ai jeton në Vancouver, British Columbia që nga viti 2000.
Lini një Përgjigje