Populli i Getinjos, analfabetit narcist

10 Janar 2023, 18:49Kulturë TEMA

Populli i Getinjos, analfabetit narcist

Po m’bon keq”, i tha ai.

Ma thuaj çfarë të keqe?”, ia ktheu ajo.

Jo t’keqe që je t’um bo k’shtu t’keqe, po k’shtu po’m bon keq”, u përgjigj ai.

Ky komunikim i paqartë po bëhej mes Vivien dhe Getinjos.

Ata janë personazhe të Big Brother Vip Kosova. Emisioni më i ndjekur në Kosovë. Getinjo njeriu më i pëlqyer në këtë emision.

Ishte në një nga episodet e këtij Reality Show kur u nxor në votim se kë duan qytetarët më shumë nga banorët dhe ndjekësit votuan për Getinjon, reperin e ligës së dytë.

Për të kishte një numër rekord votash u tha nga prezantuesit atë natë.

Paaftësia e liricistit për t’u artikuluar shqip flet për të, të qenurit pikërisht më i votuari ai, flet për shikuesit që e përcjellin këtë program.

Në boten e varfër të Getinjos “k’shtu” dhe “k’shtu” me gjasë prezantojnë gjëra të ndryshme.

K’shtu” duhet të jetë një sinonim për diçka dhe kur thuhet “k’shtu” brenda të njëjtës fjali, por pak më vonë, duhet të jetë sinonim për diçka tjetër.

Edhe “e keqja” që e ndjen Getinjo varësisht se në cilën pjesë të fjalisë thuhet sigurisht prezanton ndjenja, apo gjëra të ndryshme.

Leksiku i mangët i hip-hoperit të provincës është shpjegimi për karrierën muzikore të tij, por cili është arsyetimi për pëlqyeshmërinë ndaj një personi që nuk e ka as artikulimin bazik në gjuhën shqipe?

Në një shtëpi ku megjithatë ka persona që arrijnë të prezantojnë ndjenjat e tyre përmes fjalive dhe për më tepër ku ka banorë që përveç se artikulohen në një nivel shumë më superior se ai dhe bartin një kauzë emancipimi siç ishte Edoni, një biseksual Drag Queen, të votohet dikush që ka probleme në shpjegimin e asaj çfarë ndjenjë – në gjuhën e Getinjos – është “kapaki i kapakave”.

E ke v’nu kapakin e kapakave”, i thoshte ai Vivienit, e cila i shpjegonte se me sjelljet e tij po ndjehej e shkelur.

Sherri mes tyre, besoni ose jo, kishte filluar pasi Getinjo ishte bërë nervoz meqë Vivien i kishte “bërtitur te veshi”.

Krejtësisht i paqartë dhe primitiv, Getinjo nuk arrinte dot t’i tregonte bashkëbisedueses se çfarë saktësisht e preokuponte rreth sjelljes së saj.

Por, paaftësia për t’iu dhënë mendimeve formë me fjali është edhe shpëtimi i Getinjos. Po të tregonte krejt qartësisht se çfarë ndjenë dhe nga çfarë motive nxitet, ai do të dilte edhe më keq.

Qasja e tij, siç mund të shihet lehtësisht nga videot e ndryshme në internet, është qasja e një mashkulli tipik primitiv që pasiguritë e veta i projekton si gabime të partnerit.

Kur thoshte Getinjo se “po më bën keq k’shtu” e “jo k’shtu”, ai në fakt po i thoshte Vivienit se nuk është se ajo direkt po manifeston ndonjë veprim a fjali në raport me të që e bën të ndjehet keq.

Getinjo po tentonte t’i thoshte se atë e shqetëson si e mirëmban ajo raportin që shkon përtej tij dhe kjo përtej tij e pengon, sepse janë në pyetje prirjet narciste që në gjenezë kanë pasigurinë e një djali që vuan për vëmendje.

Një tjetër situatë mes të dyve, shpalosë akoma më mirë imbecilitetin e tij. Paqartësia i kap nivele mejgullosëse.

Çfarë problemi ke?”, e pyet Viven dhe ai ia kthen “jo unë s’kom problem”, për t’i treguar vetëm 5 sekonda më vonë se ka problem.

Ia ke nis me’m bo keq”, i thotë.

Qashtu po’m jep energji të keqe”.

Po, pse?”, e pyet serish ajo dhe përgjigja vjen në formë të onomatopesë.

Qashtu, me qeto farë uvuvuvuv…”, pason përgjigja për të thënë pastaj një fjali të një personi që gjuhën shqipe e ka gjuhë të 10-të.

A din krejt ato t’mirat qi i ni për ty, me nji t’keqe po mi hek, krejt qato t’mira”.

“Po ma thuaj çfarë t’keqe?”,

Jo jo t’keqe qe je t’um bo t’keqe”, vazhdon paqartësia totale e një 30 e ca vjeçari.

Në komentet e këtij segmenti në videon e shpërndarë në Facebook, Getinjo për këtë “vuvuvu” të tij merr shumë lëvdata.

Bravo Getinjo” shkruan njëri, kurse tjetri thotë “Getinjo veç vazhdo” dhe një kurorë mbreti e bashkëngjit në koment.

Derisa një komentuese shkruan se Vivien “është femër budallaqe…”.

Në anën tjetër Getinjo artikulim të qartë bën vetëm në rastet kur thotë se “unë nuk gaboj kurrë”.

Shpërfaqje kjo tipike e një çrregullimi në personalitet. Ai beson se është superior dhe unik krahasuar me tjetrin.

Ai ka nevojë për admirim të tepruar dhe operon sikur ta posedonte të drejtën dhe të vërtetën në xhep. Ka një dëshirë të vazhdueshme për ankesa, sepse do rikonfirmim të përhershëm të rëndësisë së tij dhe nëse nuk e merr krijon dramën që ia mundëson vëmendjen që i duhet, derisa e bënë kryesisht me sjellje dhe qëndrime arrogante e me fjali të tipit “k’shtu”.

Getinjo narcist është i tillë. Ai është krejtësisht deluziv në raport me veten. Sikur në sekuencën që u tregonte banorëve të tjerë se sa “influencer” është.

Getinjo pret që të njihet si superior mes banorëve përkundër se nuk ka një arritje superiore as jashtë e as brenda shtëpisë, derisa e dashura e tij pavetëdijshëm ia plotëson apetitet për t’u ndjerë se po kontrollon diçka.

Për gjithë këtë personalitet posesiv, lidhjen mbytëse, tonet e ashpra, fjalitë e papranueshme moralizuese e të tjera s’i këto Getinjo përveç se është shpërblyer nga publiku, çuditërisht nuk është kritikuar as në studio nga analistët.

Përkundër se një prej këtyre analistëve është edhe një grua, Afërdita Paqarada – një fytyrë që ishte harruar prej kohesh dhe nuk përbënte kurrfarë mendimi në sferën publike të shoqërisë shqiptare.

Ajo u rikthye në këtë pozicion, vetëm për ta ridëshmuar pse ishte harruar.

Artikulimin të përafërt me të Getinjos, Paqarata shumicën e kohës e ka vështirë të bëjë dy fjalë bashkë.

Ne vend se të analizojë dinamikat dhe të zbërthejë momentet brenda shtëpisë, Paqarta u jep këshilla prindërore – nëse veç quhen këshilla – banorëve.

“Shpjegimet” e saj kufizohen në përshkrimin e ngjarjeve, por jo në shtjellimin e tyre. “Kur ky shkoj atje, ti i the, pastaj ai ta kthej”, janë pak a shumë fjalitë përmes të cilave e jep kontributin analistja.

Aq e shkapërderdhur duket ajo në fjalitë e saj, saqë më shpesh krijohet nevojë për të shpjeguar dikush tjetër se çfarë po thotë ajo, se çfarë po thonë banorët e shtëpisë.

Por, ka shumë mundësi që edhe atë e do shumë publiku. Njerëzit që votojnë Getinjon si më të pëlqyerin duhet me siguri ta pëlqejnë edhe Paqaradën.

Populli i Getinjos ky është, s’kemi ç’bëjmë, pos t’ia njohim vullnetin.(Albaniapost)

21 Komente

  1. B
    Baca-Bajram

    hahahahaha! Lexova vetem paragrafin e pare te shkrimit dhe s'ka nevoj te lexosh me tej per te kuptuar nivelin e ketyre emisjoneve, papermendur nivelin e shkollimit, inteligjences apo kultures se pjesmarresve ne kete emision...

    1. p
      perdorimi shablloneve qesharak

      Albaniapost , qeka shoku i ngushte i Getinjos lol, duket qe ka ca klase me shume se getinjo por nga inteligjenca , nuk qeka larg tij me sa kuptojme me kte shkrim si i dal nga kazani i plehrave te BB

      1. F
        Flip

        O zot, ku e gjeni kohen te merreni me keta morracake? Keto jane llum njerezor, pse duhet ti krijojme hapesire ne shtypin tone? Kosovari me i zgjuar ka IQ-ne e nje zebre..

        1. J
          Juli

          Të gjithë kosovarët njëlloj flasin. Dy llafe si merren vesh !!!!

          1. K
            Koooqevariii

            IQ e juaja 200, ????????????????

            1. G
              Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

              Te jap te drejte per pjesen e pare te komentit, por per pjesen e dyte mendoj se gabon rende. Pjesa e dyte e komentit tend eshte per turp, eshte nje koment racist kur fyhet nje pjese e kombit tone. Prandaj mendoj se as ti nuk dallon shume nga analfabeti dhe rrugaci Getinjo! Perafersisht jeni te njejte.

              1. P
                Papa

                IQ shqiperia ne Europe eshte vendin 1 lexo pak juve gjyshtrit e tu ka honger kakleca e mut per at jeni naivat ma te mdhej ne kontinent juv qi priftin

                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Edhe ti qenke nje komentues primitiv dhe idiot.

              2. K
                KOJA NONËN SHQIPE...

                Dhe merre me mënd që kjo gjuhë e Getinjos të bëhet gjuhë zyrtare e Shqipërisë, siç proklamojnë shumë gamora....

                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Gjuha e Getinjos nuk eshte gjuhe e shqiptareve te Kosoves. Gjuha e Getinjos eshte gjuhe e nje rrugaci, injoranti, primitivi, idioti.

                2. K
                  Kshu

                  Prandaj Stresi shkoi në BBVip Kosova, se e dinte që do ishte mes shokësh analfabetë!

                  1. D
                    Dauti ta fut......

                    Po po aqe o mesi i botes (te magjareve te Albinoviqit)

                    1. D
                      Dauti ta fut......

                      Po po aqe o mesi i botes (te magjareve te Albinoviqit)

                      1. D
                        Dauti ta fut......

                        Po po aqe o mesi i botes (te magjareve te Albinoviqit)

                        1. D
                          Dauti ta fut......

                          Po po aqe o mesi i botes (te magjareve te Albinoviqit)

                          1. K
                            Kosovarja

                            As ne BBV -Kosova , dhe as ne BBV -Shqiperi nuk ka vlera ..thjesht llumi i shoqerise !!

                            1. K
                              Kosovarja

                              BBV-Kosova , dhe BBV shqiperia tmerr , llumi i shoqerise !!

                              1. a
                                anti25642654censurë

                                mos vallë kemi vetëm "Populli i Getinjos ky është, s’kemi ç’bëjmë, pos t’ia njohim vullnetin."???? jo mër lal jo!! kemi popullin e alFredo kaCos,kemi popullin e salës,atë piktorit me famë botërore,kemi atë të ish presidentit më të mirë që ka pasur shqipëria,kemi atë zaze gurit,atij ramadanit që shëron kancerin me sodë buke,të elvis naçit që predikon islamin dhe të atij naçit tjetër që predikon gurutë indianë,e ku ti përmëndësh gjithë idiotët e ndyrësirat që kanë hasira të papara në medjen shqiptare!! shkenca ka hapsirën më të vogël,ka ndjeksit më të paktë!në rastet kur ka mundësinë të gjejë ndonjë hapsirë bosh në llumin mediatik shqiptar!!

                                1. D
                                  Dora vete

                                  Ja ke fut kot mor idiot .Paragjykues . Vetem pse flet ne dialekt.Nuk eshte kaq negativ sa po shfryn ti.

                                  1. M
                                    Mbresa

                                    Getinjo i ka fansat e vet për muzikën që bën. Ata e simpatizojnë dhe e pëlqejnë. Megjithëse Getinjo nuk është kurfarë intelektuali dhe ka mungesa në shprehje, nuk është plotësisht siç thotë ky shkrim. Të shkruash në gazetë dhe të flasësh me dike sy më sy nuk janë e njëjta gjë. Komunikimi sy më sy bëhet edhe me forma joverbale, ndërmjet tjerave edhe me gjuhën e trupit.

                                    1. Q
                                      Qytetar i zakonshem

                                      Kerkohet nga Getinjo qe te shperfaqi vlera intelektuale e kulturore dhe harroet se formati televiziv per te cilin po flasim nuk eshte veçse nje "dritare" nga ku shikojme nje "kopesht zoologjik" me kafshe interesante. Po ta shohim nga ky kendveshtrim nuk kemi pse çuditrmi kur gomari pellet , kali hingellin, dhe pulat kakarisin .

                                      Lini një Përgjigje