Në COD, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, zonjës Linda Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, përfaqësuesve të Ambasadës ShBA, historianëve dhe gazetarëve, u shfaq premiera e dokumentarit “Në besë të shqiptarëve” nga Rudina Xhunga dhe Dritare TV.
Dokumentari tregon një ngjarje të panjohur për shumëkënd: në 8 nëntor 1943, një avion amerikan me 30 mjekë e infermierë u rrëzua në liqenin e Belshit. Gjatë një udhëtimi -ditor nëpër Shqipërinë e pushtuar, ata kaluan male, fshatra dhe luftuan për mbijetesë në dimrin e egër të vitit 1943.
Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, arritën të shpëtonin dhe u larguan me anije nga Gjiri i Gjon Gjilekës drejt Italisë.
Ata kurrë nuk e mësuan se shpëtimtarët e tyre shqiptarë u vranë, por ata që ishin në besë të shqiptarëve ia dolën të ktheheshin të gjithë të gjallë në shtëpitë e tyre. Pas kësaj, për shumë vite, kjo histori mbeti sekret, derisa u deklasifikua dhe libri i parë u botua. Dritare TV po nxjerr në dritë këtë histori të jashtëzakonshme 80 vite më vonë, duke treguar rrugëtimin e atyre që shpëtuan, falë besës së shqiptarëve. A.K./TemA
Lini një Përgjigje