Produksioni shqiptar i baletit “Fatalita” vihet në skenën e Teatro Massimo të Palermos

30 Korrik 2025, 15:08Kulturë TEMA
Produksioni shqiptar i baletit “Fatalita” vihet në skenën

Shfaqja “Fatalita” u jetësua edhe në skenën prestigjioze të Teatro Massimo të Palermos, shkruan atsh.

“Fatalita” është një balet në katër tablo, me koreografi nga i mirënjohuri Toni Candeloro, nën asistencën e primabalerinës Enada Hoxha.

Produksioni është kuruar deri në detaj nga kostumografja Edlira Qyshka dhe Florian Çanga (video design). Vënia në skenën e Teatro Massimo ishte vijimi i rrugëtimit ndërkombëtar të këtij baleti, pas premierës së suksesshme në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit në Tiranë.

Shfaqja përmbledh katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja që vdes. Koreografi Toni Candeloro përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal.

“Fatalita” është një produksion i krijuar në Tiranë që ngjitet në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës dhe me vete çon artin, pasionin dhe profesionalizmin shqiptar.

Lini një Përgjigje