Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh se janë me qindra vizitorë nga e gjithë bota, që çdo ditë mikpriten nga “Onufri”, i cili u ofron atyre një përvojë të pasur shpirtërore dhe artistike përmes ikonave të rralla dhe audioguidës në disa gjuhë të huaja.
Muzeu Ikonografik “Onufri” ndodhet në qendër të lagjes së banuar në kalanë e Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”. Arkitektura ku është vendosur muzeu është kisha më e madhe e lagjes Kala.
Ajo ka qenë Katedralja e qytetit të Beratit dhe së bashku me ndërtesat e Mitropolisë formonte një kompleks arkitektonik.
Nga ky kompleks ka mbetur vetëm kisha, e cila është ndërtuar në vitin 1797, por që mendohet se është rindërtuar mbi themelet e një kishe më të vjetër.
Nga të dhënat historike, dimë se Katedralja ka funksionuar si e tillë deri në vitin 1967, viti i reformës ateiste, kur mjediset e komuniteteve fetare kaluan nën administrimin e shtetit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike.
Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, piktorët me mbiemër Çetiri e shumë piktorë të tjerë anonimë.
Gonxhja me ne fund ka filluar te hape petalet: Keto kisha. Gonxhe, eshte Shqiperia jone europiane, qe nga themelet e saj, dhe jo ajo qe brumbullit, ajetollahu tend rami, kur vepra e tij, vazhdon ta minoje deri ne themele etnine europiane te ketij kombi dhe heronjte tane kombetare, duke e kthyer kete vend, andej nga shekujt e mynxyrosyr te pushtimit nga erdhem.
Edhe kete e the @arna-mutistan! Aman na kurse syte e veshet se na bombardove me m...qe veç ate e nxjerr nga trute.
Arna- mutistan mire ja ke vene emrin vehtes : Po flet shume gabim ??? Si feja orthodokse dhe myslimane kane nje zot por me emera te ndryshem ? Une qe Po komentoj jam me origjine nga Berati dhe I di shume mire si kane funksionuar fete te dyja . I perkas nga te paret e mi besimit MYSLIMAN nuk e kam per turp ta them ??? Berati kishte me shume mysliman se sa kaur Po flas me gjuhen e atehereshme , orthodoksit i quanim KAUR , nga gjyshrit e mi kisha degjuar po te flisnim kundra fese , na shanin “ kaur i derrit” meqe feja myslimane nuk e hante Mishin e derrit ndersa kauret e hanin ? Dua te them , sot jam 80 vjec dhe nuk besoj ne asnje fe per mua te gjitha fete jane njelloj dhe sejcila bejne propagande per te percare njerezimin , perderisa kan nje zot pse duhet ti besojme njeres apo tjetres ? Me mire i besoj vehtes se sa predikimit me ane te fese ? Berati ka qene i njohur per bashkejetese fetare nuk i ngateronte gjerat sejcila fe kishte festat e veta dhe respektoheshin nga te dy palet , nuk kishim dallim per te vene epitete ndersa ti komentus pse ben dellime duke vene epitete per myslimanet ??? Muzeu i Onufrit ne Berat eshte nje Arkitekture me vlera per te treguar HISTORI dhe jo per te mbjelle Faren e keqe te epiteteve ashtu si dhe XHAMIT kane vlerat e tyre per te treguar histori ??? Feja e ka mbaruar misionin e vete deri ne vitin 1967 ajo Rini pa dallim kaur apo mysliman i vuri kazmen dhe i la per Muze keto qe Po shikojme sot . Feja e Shqipetarit eshte Shqipetaria e kane thene Rilindasit tone ne shekuj per tu bashkuar dhe jo per tu percare ? Kjo thirje sot eshte e nevojshme me shume se kure per bashkim !!!!