Një atmosferë magjike u krijua në Pallatin e Kulturës në Dervician, ku Grupi Artistik i Bashkisë Dherinia nga Qipro solli për publikun dropullit një shfaqje të veçantë artistike që ndërthurte muzikën tradicionale me elementë teatrorë dhe rrëfime popullore.
Për rreth 90 minuta, artistët qipriotë dhuruan emocione të forta, duke përcjellë këngë të trashëguara brez pas brezi dhe histori të jetuara, të ndërthurura mjeshtërisht nën regjinë e Kristos Karaiskos.
“Ne po sjellim në skenën e Pallatit të Kulturës Dervician një shfaqe që kemi rreth 5 vjet që e kemi përgatitur. Megjithatë, publiku artdashës e kërkon dhe ne na kënaq pa masë. Muzika dhe teatri janë bashkudhëtues të artit skenik. Këngët shpirtërore të popullit qipriot Ne i kemi gërshetuar me histori të jetuara”, u shpreh Karaiskos.
Nga ana tjetër, Harulla Gumi, koordinatore e kulturës në Bashkinë Dherinia, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit kulturor mes komuniteteve:
“Jam shumë e lumtur që jemi midis vëllezërve dhe motrave tona këtu në Dropull. Ishte së pari një dëshirë e madhe nga të dyja palët për të rritur bashkëpunimin dhe ja ku jemi sot, midis jush. Do të shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e kulturës dhe të artit. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Dherinia, Nikos Lilis, i cili theksoi se qëllimi i vizitës është afrimi dhe forcimi i lidhjeve mes dy bashkive”, tha Gumi.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Nënkryetar i Bashkisë Dherinia, Nikos Lilis i cili theksoi se qëllimi është afrimi dhe bashkimi mes dy bashkive.
“Në radhë të parë jam shumë i nderuar, krenar dhe i lumtur që ndodhemi sot në Dropull. Pas disa pengesave , erdhëm t’ Ju shohim dhe t’ ju takojmë. Me Kryetarin e Bashkisë Dropull do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me Bashkinë e Dherinias, për të ndihmuar banorët e këtyre trevave legjendare“, tha ai.
Ky takim kulturor është shembull i shkëlqyer i fuqisë së artit për të bashkuar popujt dhe për të forcuar miqësinë mes dy vendeve, transmeton RTSH.
Lini një Përgjigje