nga Benet Beci
Sqarim për opinionin publik
Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.
Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit.
Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.
Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.
Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër - Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur.
Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit”.
Ne si bashki nuk kemi asnjë arsye të demaskojmë individët, por në këtë rast nuk kemi pse t'i fshehim paaftësitë individuale të aktorëve të larguar, madje nuk duam as të diskutojmë në këto rreshta se sa regjisorë i kanë skualifikuar si të papërshtatshëm dy personat e larguar nga puna.
Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.
Talent lind, nuk të bën partia!
Së fundmi, duam t'u kujtojmë të gjithë artdashësve shkodranë dhe më gjerë se para rreth një viti e gjysmë u ngrit një flakë kashte e ngjashme ”në mbrojtje" të Teatrit Migjeni, i cili do të "shkrihej”. Sot jemi të gjithë dëshmitarë të punës së bërë për forcimin e cilësisë artistike, shtimin e numrit të shfaqjeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës për aktorët, regjisorët dhe për vetë publikun.
\Sezoni i ardhshëm artistik do të jetë pa diskutim një sukses i vërtetë për Teatrin "Migjeni" dhe trupën e tij artistike – ashtu siç Shkodra e meriton!
Bravo Bent Jevgjiti i Ulqinit se je jevgjit Pasha me vile miliona ne Lalm - Vaqarr..kur behet jegjiti pasha te paren pune qe ben vret babane e vet. U shofte fara e Jevgjiteve si Beneti.
Merret me teatrin ajo Smaja, mbesa e Hasanit dhe e bija e Bardhit, dy nulitete artistike. Ec Benec se te kapi skape skape
Pse nuk merr ato bandullt e klubit u jep rrogen se militant te ps me ka 5 rroga jan merri bani aktor se aktrojne rrugve tu ba si trima tesh kan me marr edhe gjak
Meso te shkruash e te lexosh, por me pare meso te respektosh. Racizmi eshte injorance qe t'keqen me te madhe ja ben atij qe e mbart.
Bravo Bent Jevgjiti i Ulqinit se je jevgjit Pasha me vile miliona ne Lalm - Vaqarr..kur behet jegjiti pasha te paren pune qe ben vret babane e vet. U shofte fara e Jevgjiteve si Beneti.
Hiqni ata qe nuk kane rezultate se ndryshe rrine ne klub dhe pine raki marrin rrogat kot.Te mos veprohet si me pare nga PD qe thonin mbaje ne pune x se ska buke me hanger e ne fakt I pinte raki
Pra analizen e punes se artisteve te Teatrit 'Migjeni' ne Shkoder e paska bere nje STRUKTURE POLITIKE E BASHKISE ose se paku, E EMERUAR POLITIKISHT/KLIENTELISHT, e CILA MERR UDHERA POLITKE..., dhe JO, nje KOMISION ARTISTESH E AKADEMIKESH TE ARTIT TEATROR! === Benet Beci deklarohet "... pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme." =====
Pse akoma shteti i paguan aktoret?! Turp. Ata duhet te japin shfaqje e te shtrydhin trurin sesi te bejne leke, jo qyl. Dhe ti paguajne Bashkise qirane e salles se teatrit ose operave. Mendesi komuniste.
"Arberori" = USHTAR I GATSHEM, = patronazhisti online, lepires corbes se prishur te dyshes se Ndryshimeve Kushtetuese ne vitin 2008, Rama-Berisha, je i lutur te konsultosh listen e "keshilltareve", te "projekteve", te honorareve bashkiake e Shterore/Kombetare, e deri te prezences ne "Gala" e "Iftare" te patronazhisteve artistiko-politike ..... e te kesh kurajen ta publikosh bashke me te gjithe kryebashkiaket si Benet Beci e me zyrat e PR te dyshes Rama-Berisha.
Kam porositur nje Harley-Davidson CVO Road Glide RR 2025 Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd....hihihihi.... Ishte oferte vetem 110 000 Dollare !!?? Kur t'vij Rama ktu do ti them: Ec ketu mor llapaduq t'marrte Buna dhe t’dalte shpirti per gazep.! Hup ketu dhe shih Jar Jarin ne Sazan - Per ty paska ken kjo jete. Ndersa kete BMW qe kam do ja fal burrit te Spirokaripalit per mirenjohje. Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë - i thone ktej nga Shkodra. Allahallahallah allahile jam ba hukubet e shnoshe si lope e tash po terrem. [Me ndjeni per dialektin shkodran o djale]