FAKTET/ Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

29 Korrik 2025, 17:00Kulturë TEMA
FAKTET/ Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga

Prej disa ditësh, në media janë publikuar copëza të shkëputura, pa ndonjë lidhje logjike, nga dosja hetimore kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u fokusuar në veçanti te akuza kryesore e prokurorëve, ajo e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë. Por, për çfarë akuzohet konkretisht Veliaj?

Sipas prokurorëve, ka dyshime se Veliaj, përmes nënshkrimit të tij si kryetar Bashkie ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike tek disa organizata jofitimprurëse e persona fizikë që dyshohet se kontrollohen nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, duke krijuar një skemë të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh financiare.

Por, a është vërtet kështu? Deri më sot, asnjë nga mediat nuk është munduar të sqarojë për publikun anën proceduriale të miratimit të projekteve në Bashkinë e Tiranës.

Është fakt se, prej vitit 2016 e në vijim, për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak, si organ përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, ka vendosur ngritjen dhe funksionimin e një strukture të posaçme, të quajtur Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë, emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky Këshill, organ kolegjial, që vendos për miratimin ose jo të projektit konkret, që do të mund të financohet më pas nga Bashkia e Tiranës, dhe jo Kryetari i Bashkisë. Po ashtu, Këshilli Bashkiak, me anë të vendimit nr. 12, datë 11.03.2016 “Për miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive”, ka miratuar rregullat konkrete mbi të gjithë procedurën që ndiqet nga Bashkia Tiranë mbi projektet kulturore, artistike, rinore dhe sportive.

Po si financohen projektet nga Bashkia e Tiranës? Shoqata, personi fizik apo juridik që do të përfitojë mbështetje financiare nga Bashkia e Tiranës fillimisht aplikon duke paraqitur një projekt; aplikimi shoqërohet me një preventiv të punëve që do të kryhen; projekti i propozuar shqyrtohet dhe miratohet ose jo me vendim nga Këshilli Artistiko-Kulturor prej 9 anëtarësh i Bashkisë së Tiranës. Më pas, nëse ka një vendimmarrje kolegjiale miratuese, procedohet me nënshkrimin e akt-marrëveshjes me OJF-në aplikuese, e cila lëshon faturën tatimore, situacion për kryerjen e punimeve etj.

Vetëm pas kryerjes së këtyre procedurave, që zgjasin disa muaj, nga tre nëpunës të rolit regjistrues, zbatues dhe një nëpunës thesari, hartohet urdhri i shpenzimit për projektin kulturor konkret të financuar nga Bashkia e Tiranës, e në vijim ky urdhër shpenzimi i paraqitet për nënshkrim Kryetarit të Bashkisë, i cili ka për detyrë funksionale nënshkrimin e akteve të tilla, në cilësinë e organit ekzekutiv të njësisë vendore dhe nuk ka asnjë rol vendimmarrës për sa i përket shpalljes apo jo fitues së aplikimit të paraqitur nga aplikuesit. Po kështu, Kryetari i Bashkisë nuk ka asnjë rol dhe asnjë dijeni për sa i përket shoqatave, personave fizikë dhe juridikë, që aplikojnë për projekte artistikë, kulturorë,rinor apo sportiv, shpalljen apo jo fitues të tyre dhe shumën e preventivit të paraqitur apo si dhe shumën e akorduar nga Këshilli Artistiko-Kulturor në rast se janë shpallur fitues nga ky këshill.

Një tjetër detaj që lihet qëllimisht jashtë është fakti se kryebashkiaku Veliaj, prej vitit 2018, sipas Urdhrit nr. 31086 datë 15.08.2018 “Për delegimin e kompetencave”, ka urdhëruar delegimin e kompetencave të tij tek një nga zëvendëskryetarët e Bashkisë së Tiranës për çështjet që lidhen me nënshkrimin e urdhrave për mbështetjen financiare të projekteve artistiko-kulturore të Këshillit Artistiko-Kulturor, të kontratave apo akteve të nevojshme me subjektet apo organizatorët që realizojnë projekte të tilla etj. Çka shpjegon një fakt shumë të thjeshtë: se Veliaj nuk ka miratuar asnjë projekt kulturor, pasi të gjitha procedurat janë ndjekur e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përmes Këshillit Artistiko-Kulturor,dhe më pas nga Zëvendëskryetari i deleguar për këtë qëllim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është hallka e fundit e një serie procedurash administrative për aplikimin, shqyrtimin dhe shpalljen apo jo fitues të një projekti artistikë, kulturor, rinor dhe sportiv. Ai jo vetëm që s’ka rol vendimmarrës, por pas vendimarrjeve nga strukturat që analizuam më lart, e ka detyrim ligjor të disbursojë fondet, në të kundërt do cënonte ushtrimin e rregullt të detyrës së tij.

38 Komente

  1. L
    Lili

    Po vendimet e qeverise kur ishte Berisha a i miratonte kshilli i ministrave? Hej Mero shume leke paske marre nga lali Eri qe vazhdon me mbrojte te pa mbrojtunin. Kur skija fillon te mbytet pasgjeret hillen ne uje me dal ne breg. Vrliaj ka ngordhe se ngjalket ma se ka thabe Ramiu por edhe se ka vjedh pa hesap

    Përgjigjjuni
    1. 9
      90

      Po pse Spak po merret me qeverite e Berishes? Apo fole dhe ti, futja kot i here ... loqe!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        O Lili Berisha, o zonjë. Edhe disa komentues te nderuar këtu qe me vrap komentojnë, pa lexuar artikullin. Ne cilin rresht te artikullit lexove ti që "Erion Veliaj nuk është i korruptuar'? Jo, na e thuaj, ta dime edhe ne. Mos na lini te vdesim injorantë, se gjynah ne të shkretët. Artikulli nuk merr persiper te provoke qe Erion Veliaj nuk është person i korruptuar. Problemi se akuza per të cilën Erion Veliaj mbahet ne burg nuk qendron. Nja dy komentues këtu thonë se Erion Veliaj ka vjedhur fondet e Bashkise ne badhkepunim me këtë e atë. Perveç faktit qe qenkeni gazetarë investigative pa pagesë, harroni se Veliaj nuk është në burg per ato që thoni ju, por per ato që thotë artikulli. Është njesoj sikur te te arrestojme ty dhe te te akuzojne per prostitucion dhe ke perdorur shtepine qe ke ne Tiranë si bordello. Dhe ti i thua prokurorit qe ti nuk ke fare shtëpi ne Tiranë, je nga Kavaja, e martuar, me femijë, dhe lagjen ne Tiranë ku thonë ata t'i as nuk e di se ku bie. Megjithate, prokurori te mban ne burg, dhe një komentues këtu shkruan: "Eh, se nuk e njoh unë Lilin. Ajo me gjithë burrin e saj kane vjedhur tendera ne Kavajë.". Tani, t'i vërtet mund te kesh vjedhur tendera, në Kavajë, por nuk te kane arrestuar per ate punë. Të mbajnë ne burg per diçka që nuk e ke bërë. Si thua ti tani? Nuk e di a ma kap apo jo, .. fillin e muhabetit. Të më falësh ëëë, se ti nuk merresh me prostitucion. Por bie fjala, per shembull. Nje shembull per shembull si shembull ishte.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Majtas

        Kot lodhesh të shpëtosh erjon veliajn z. Baze!. Është një betejë e humbur sepse nuk ka socialist dhe votues i majtë që nuk e di se një pjese nga lekët e taksave në bashkinë tiranë janë vjedhur nga erjoni me satafin e tij apo drejtorët! Erjoni krijoi një grup me të besuar që sajonin tendra dhe aktivitete sportive, kulturore, sajonin tendra lulishtesh, kënde, cepa , tortuare, stola, dekurative, prish dhe rindërto shkolla çerdhe kopshte etj.etj me qindra sajesa e marifete jepeshin për to tendra ku fituesi ishte një nga rrethi i ngusht i drejtorave, bëhej çereku i punës dhe lekët e tjera ndaheshin mes tyre!. Nuk e kuptoj pse e mbron?!. Më shumë se kushdo ti e di se sa thellë është zhytur lali në zullum!. Nuk ka tull dhe pëllëmbë betoni të hedhur në tiranë që erjoni dhe njerzit e tij mos ta ketë "taksuar"!. Ti mundë të merresh me faktin që pse spak godet vetëm majtas dhe sali krimineli është i lirë por jo të lodhesh për ti larë bythën e qelbur erjon veliajt!.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi

          Kot e ke mero, se e tjote ky i majti, bythen do t'i rruajne, me brisk Mac 3!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Interesant

            Ore, ketij ieha bytha majtas, apo qysh?

            Përgjigjjuni
        2. N
          NJË I OA DITUR ME DIPLOM TË KRISTALIT.

          EMRAF E ANT.TË KËSHILLIT ARTISTIKO-KULTURO. A JAN MARRË NË PYSFIE AFA?

          Përgjigjjuni
          1. n
            nesiri

            " Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë, emra të shquar të jetës artistike, kulturore".Me siguri qe behet fjale per Munika Lobonjen si emer i shquar i jetes artistike!Lali Eri kishte kohe qe i kishte hypun vetja ne qejf,sa qe ai kudo qe shkonte vinte buzen ne gaz kudo.Edhe ne ceremoni mortore ai buzeqeshte. Me siguri qe Mul Noka ka me dal deshmimtar qe Lali Eri ishte njeri qe te mbaronte pune,ku venalinjt i fshinte nga lista e te pastreheve dhe ne vend te tyre vendoste farefisin e Mulve e kompani si te pastrehe .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Putin Gelboqja

              Or NesQire, Mul noka i ka strehu vete moter e vella, kur ishte minister, or race qensh qe e meritoni t'iu shkerdheje nonat plaku i vremosur!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nesiri

                Ku i ka strehuar ne Ministrin e Brendeshme apo ne Polici? Ma sqaro se jam kureshtar apo po ishe minister mund te strehosh ke te duash ,kusht qi te kesh ardhun prej malit.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per korrektese

                  O Nesir, me që je kureshtar, jo per gjë. Nul Noka u ka dhënë shtëpi familjareve te tij nga kontigjenti i shtëpive shtetetore, te cilat shperndahen nga nje Ministri e caktuar ne badhkepunim me Badhkine per njerezit me ne nevojë. Lexo se ka artikuj per kete punë, te denoncuar nga gazetarë vërtet investigative, dhe jo si llafazanët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala. Ne nje vend perendimor, ky do ishte skandal po te dilte ne shtyp, dhe Nul Noka nuk do ishte në ne politikë. Por, kjo varet nga niveli i opinionit publik, i atyre qe votojnë per PD-ne, dhe secsa vlerë ka etika morale ne shtetin tone. Per aresye se votuesit qe ne gabimisht I quajmë te djathtë, ushtria e Saliut, nuk kane as opinion publik dhe as politike. Votojnë qorrazi per aresye as politike dhe as të djathta. Ti do te thuash qe edhe votuesit socialistë keshtu e ashtu. Ore, dakord jam, qorra ka nga te dy krahët, por ne e kemi fjalën tek Nul Noka dhe një nga skandalet e tij, se ka shumë. Perveç faktit që është vetë skandal, mjafton ta shikosh dhe degjosh, dhe skandalizohesh.

                  Përgjigjjuni
            2. L
              Leksi

              Haahahah qenka shkrim humoristik Ose qenka shkruar per tua drejtuar nderkombetareve se ne Shqiperi ku nuk ka institucione, aq me pak institucione perbrenda institucionit, nuk i ha kush keto . Hahahaha

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                idiotet nuk mund t'i hane keto gjera, idiotet besojne vetem te pacja!

                Përgjigjjuni
                1. Ç'na gjeti

                  Po natyrisht o Leksi. Ku i ha ti keto? Ti mund te hash gjera te tjera, por keto? Ha ha ha ha ha. Ne asnje menyrë.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Alfred

                  E kemi pare, ne menyre te perseritur, me ze dhe me figure, se me cfare gjuhe toksike, me cfare gjuhe urrejtjeje, si ne kohen e luftes se klasave, Erion hajduti i drejtohej keshilltareve bashkiake te opozites! Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston keshill bashkiak ne Tirane! Sepse nuk ka asnje funksion dhe kurrfare autoriteti!!! Njesoj si parlamenti shqiptar! Ka vetem protagonizem absolut te individeve qe kane uzurpuar te gjitha pushtetet!!! Me kot mundoheni te kapeni pas fijes se kashtes!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    bufi

                    Alfred hajduti, sa pare ke bo ne kohen e Salehut mer hajdut katunar!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E gjeta

                      Ky Alfredi është Lelua mo. Lelua keshilltari i Berishës.

                      Përgjigjjuni
                  2. b
                    banor i demtuar nga termeti

                    Si ka mundesi qe disa Vendime te Keshillit Bashkiak qe jane mare konforme Ekspertizes nga Instituti i Ndertimit per prishje pallatesh te demtuara nga termeti jane prishur dhe jane mare vendime t nga Keshilli Bashkiak per riparime mbi bazen e ekspertizes te inxhinereve te firmes 5D.E keqja me e madhe eshte se riparimet behen jo sipas standarteve per ti rezistuar termeteve pra duke perfocuar strukturen mbajtese te pallateve por ju behet nje suvatim te jashtem dhe e thene shkurt i behet nje kozmetike. Kjo eshte fusha ku duhet te behet hetimi ku pergjegjesi kryesor eshte kryetari Veliaj dhe pa perjashtuar njesite administrative te cilat duhet te njohin me mire terenin.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                      I nderuar Banoret I demtuar nga termeti. Ja me ne fund nje koment me baza. Oooooo, se na plasën fanatikët me telefon. Pikerisht per këtë është puna. Pse nuk merret i pandehur per korrupsion direkt, por e mbajne me akuza qe nuk qendrojne. Çfare loje luhet, sepse duket sikur prokuroret nuk po hetojne korrupsionet që bejne muu, por me lodra brekësh.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fakte

                      Mero! S’po di me si t’a mbrosh Erjonin! Gjej ndonje tjeter qe t’i besh fresk se Erjoni na la shendene. Kush e emeron keshillin? Kush e ka ne dore pagat e keshillit? Prit se s’ke pare gje akoma Mero djali! Harabelka paska qene njesh ne vjedhje fondesh por Lalit s’ia kalonte dot! FAKTE!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        arbanistanqener

                        Komisionet e keshillat ne bashkine e Tiranes jane te organizuara si ne Komunen e Parisit ne France, pra mundesia per te vjedhur apo korruptuar eshte afer zeros. Mirepo tani kemi specialistet e komentuesve arbanistane qe jane perfaqesuesit e shtetit me te zhvilluar te globit, te cilet me dy fjale te kapin mat!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Per Harabelin

                          Ty moj Harabelke, bejne mire te ta heqin internetin nga dora, por po te jesh kaq e zonja mbroje veten aty ne biruce! Dhe mos u mundo te besh humor se kur je ne kushtet e tua humori me modelet franceze nuk ben njeri per te qeshur!

                          Përgjigjjuni
                      2. E
                        Engjelli

                        Keshillat Bashkiake votojne vendimet si i urdheron kryetari i Bashkise. Miku juaj,Erioni nuk eshte mare i pandeur per proceduren e miratimit te pr vendimeve por per faktin se leket e Bashkise se Tiranes,ne shumicen e rasteve kane shkuar ne favor te OJF-ve te administruars nga zonja Veliaj,familjaret e saj dhe miqve te Erionit dhe Xoxes. Zoterinj! Ju mund te ndiheni te detyruar ndaj Erioni.Mire beni qe nuk tregoheni mosmirenjohes! Por Erioni dhe Xoxa e kane bere balte.Kane vjedhur dhe abuzuar aq sa nuk mban. Kalofshi bukur kete jave!!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kris

                          Te kesh avokat Meron mund te marresh cfare te duash.Eshte epoka e qeroseve.Filloi me Hrushovin dhe mbase mbaron me Meron.

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            1

                            Edhe neper ministri keshtu. jane bere vjedhjet me regull dhe ligj.Ministri krijonte komisionin e tenderimitdhe tenderin e jepte ku donte ai,natyrisht duke mare ai ryshfetin dhe anetaret e komisionit hidhnin firmen biles ne leter te bardhe.Tani ata vene ne burg,ministri del i lare.Po nuk vodhi i madhi nuk ja mban bytha kujt te vjedhe.Teori e njohur kjo

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loni

                              Po ka Shqiptar qe vertet beson se funksionojne keto lloj komisionesh?!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Loni Baloni

                                po na flet per shqiptaret racen me te squt ne bote? Ah ah ah ah

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tirons

                                Mero, zorrët nga fyti. Po mjaft ore se po le nam. Mjaft. Bëji një shërbim vendit, mos zhgarravit.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Na myten

                                  Po po. Si Enveri. Sekretar Partie ishte gjynahu. S’kishte firme ne asnje vend.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cuku

                                    Merua po na meron. Lek i modh plako, vazhdo e mos e rruaj se i duhet kthyer borxhi Lalkes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Demek

                                      Mero ti e di qe ai meriton burgun por dhe ti meriton paret dhe mire ben qe mbron kurven.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rezi

                                        Janë hedhur në sulm militantët e Salës. As argumenta as llogjikë nuk hani, por vetëm shani Meron, kujtoni se atë që bëni ju, dmth merrni pagesa për të shkruar, bën dhe Mero. Nuk ju beson njeri për pallavrat që shkrzani… Mero gjithnjë është më i besuar në atë që thotë se sjell argumenta jo llogje Kavaje siç bëni ju. E vërteta do dalë dhe ju komentuesit anonimësharës, do ngeleni me gisht në gojë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Populli

                                          Shqipot jane te gjithanshem jurist prokuror gjygjetar inxhinier coban hidraulik etj.....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Noci

                                            Mos permendni pune lejesh se po ti kishte gjetur Spaku leket qe te gjithe thone ka vjedhur Veliaj do te ishte mbyllur dosja dhe sot Veliaj do ishte ne burg per vjedhje.Deri sot ështe gjetur leshi si per burrin si per gruan te cilët akuzohen vetem nga analistët dhe gazetaret e thashethemeve te prokurorise,per te mbytur publikun.Tani ka filluar genjeshtra e re e te penduarve,sikur te ishte nje organizatë mafioze,ku vetem nje ështe i arrestuar,akoma pa akuze qe te mbush mendjen.Ku jane parate se vetem ato te bejne hajdut

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Noci

                                              Mos permendni pune lejesh se po ti kishte gjetur Spaku leket qe te gjithe thone ka vjedhur Veliaj do te ishte mbyllur dosja dhe sot Veliaj do ishte ne burg per vjedhje.Deri sot ështe gjetur leshi si per burrin si per gruan te cilët akuzohen vetem nga analistët dhe gazetaret e thashethemeve te prokurorise,per te mbytur publikun.Tani ka filluar genjeshtra e re e te penduarve,sikur te ishte nje organizatë mafioze,ku vetem nje ështe i arrestuar,akoma pa akuze qe te mbush mendjen.Ku jane parate se vetem ato te bejne hajdut

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Erion zdromsi

                                                përgjigjja është shumë e thjeshtë: në momentin që Erion Veliaj firmos urdhër-pagesat dhe shikon që është bashkëshortja e tij, vjehrra e tij, daja i nuses, nusja e dajës së bashkëshortes dhe persona të tjerë që lidhen me rrethin e tij familjar, ai në bazë të ligjit nuk duhet ta firmosë. Në asnjë lloj rasti, por duhet të deklarojë direkt konfliktin e interesit dhe t’ia kthejë këshillit, duke e deklaruar se personat që po përfitojnë këto fonde janë familjarët e tij, ky është ligji. Duke u justifikuar se i ka miratuar këshilli dhe Erioni s’ka faj që firmosi, pra fajin e ka Robert Ndrenika.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  drejtesi e munguar

                                                  Artikull shkruesi ka prure dy ligje te miratuar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes per financimin e aktiviteteve kulturore,sportive e te tjera.Ne qoftese ky komisjon ka funksionuar,pa tjeter duhet te kete dhe akte te arshivuara.SPAK-u pa tjeter duhet ta kete marre ne vleresim.Ne qoftese nuk egzistojne proces-verbalet e mbledhjeve te komisjonit,atehere del se eshte shkelur ligji.Disa komentues pa te drejte e etiketojne Z.Erion Veliaj hajdut,genjeshtar e cfar u do qejfi.Z.Erion Veliaj edhe pse ju komunikua nje akuze ai eshte i pafajshem.Te gjithe jemi te interesuar te dale e verteta dhe te vihet drejtesia.Erion Veliaj,me punen e bere dhe rezultatet qe nuk duan shume kerkime hyn (ne mendimin tim),tek politikanet e mire punetor dhe zerioz.Sot ne Shqiperin Kapitaliste nuk nevoiten njerez ne sherbim tepopullit por vrasesa qe nuk u trembet syri nga asgje.Ndaj jemi ne kete gjendje.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Trapajane hesapi

                                                    Mero vetem sqaron procedura e zbatuara. Nese keto Jane zhvilluar ne kundershtim me vendimi e vendimmarresit, pergjegjesia eshte e keshilli bashkiak dhe e kryetari te bashkise. Nese vertetohet imponim ndaj ketyre organizma ve te miratuara nga keshilli bashkiak prej ktyetarit TE bashkise, atehere po, ka pergjegjesine ligjore per shperdorim posti zyrtar. Vendimi kolegjial nuk shkarkon nga pergjegjesia kedo qe eshte pergjegjes.Ja,psh ju diskutoni, Shani, fyeni vendimet kolegjial TE marra Ne kohen e ENVERIT, Duke ngarkuar kete te fundi me pergjegjesine, edhe per vendimet kolegjial te trupave gjukuese TE kohes. Ndersa Saliune mbron se "Jane vendimet kolegjiale", edhe se ka grabitur shkaterruat Shqiperine, eshte pasuruar me vjedhje e grabitje, ka bere krime me jete njerezish qe numurohen mbi 3500 vete. Vetem Saliu juaj te Mos preket. Te pakten le te gjukohen per veprimtaria spiunazhi Ne favor TE UDB. Apo edhe per kete "ka vendimet kolegjiale"

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje