Për të dytin vit radhazi, sheshi i Dervicianit në Dropull u mbush me tinguj, ngjyra dhe emocione në ngjarjen folklorike “Më ço në fshatin tënd”, organizuar nga Shoqëria Kulturore “DROPULLI”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se ky aktivitet është kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor, ku Shqipëria dhe Greqia bashkohen përmes traditave të përbashkëta, shkruan atsh.
“Dropulli tregoi edhe një herë se është një vend ku kultura nuk njeh kufij dhe tradita bëhet gjuhë e përbashkët”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe përkushtimin e grupeve folklorike nga të dy vendet.
Festivali solli në skenë kostume tradicionale, valle popullore dhe këngë që mbajnë gjallë kujtesën kolektive, duke krijuar një atmosferë të veçantë për banorët dhe vizitorët e shumtë.
I Lumte dropulliteve qe edhe ne kushtet qe pjese me e madhe e te rinjve eshte ne emigration, vazhdojne te ruajne dhe reklamojne traditat e bukura te zones se tyre! Elegance e valleve, kostumet e mrekullueshme, bukuria natyrale, ia rrisen akoma me shume vlerat banoreve dhe aktiviteteve kulturore per ruajtjen e traditave te krahines se Dropullit.
gjakdhjere gerrki servi afrika arrixhinji me rroba dhe kulture te vjedhur ytttt rrace eposhter qe vetem njerez nuk beheni.....