Konferenca e Ambasadorëve në Londër, njohja “de jure” e shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha

29 Korrik 2025, 17:45Kulturë TEMA
Konferenca e Ambasadorëve në Londër, njohja “de jure”

Më 29 korrik të vitit 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër, njohu “de jure” shtetin e pavarur shqiptar, shkruan atsh.

Në shenjë mospajtimi me shpalljen e pavarësisë, vendet ballkanike vazhdonin të mbanin trupat e tyre në territorin shqiptar. Duke marrë rolin e arbitrit mes palëve ndërluftuese, në maj të 1913-s, u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ku u nënshkrua Traktati i Paqes, në bazë të të cilit Perandoria Osmane detyrohej të hiqte dorë nga të drejtat sovrane mbi Shqipërinë. Në përfundim të punimeve, më 29 korrik 1913, fuqitë e mëdha vendosën që Shqipëria të shpallej Principatë Autonome, sovrane dhe e trashëgueshme.

Konferenca e Ambasadorëve erdhi si nevojë e zhvillimeve të ndodhura gjatë ndryshimeve të ekuilibrit të forcave, të dalë nga luftrat ballkanike. Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera të lidhura me të, do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha sipas marrëveshjeve midis palëve.

Perandoria Osmane kishte humbur shkëlqimin e saj. Shqipëria dhe fati i qytetarëve të saj do të bëhej pjesë e kësaj rrokopuje dhe produkt i një harte që do të prodhonte ndër vite veç tensione, duke lënë rreth 40 për qind të territorit të saj jashtë këtij ridimensionimi të Ballkanit.

1 Komente

  1. a
    astrit

    Fuqitë e mëdha vendosën që Shqipëria të shpallej Principatë Autonome, sovrane dhe e trashëgueshme dhe e garantuan de fakto. Shteti shqiptar i vogel ku shume teritore te banuara nga shqipfoles u lane jashte ketyre kufijeve, ju sigurua mbijetesa nga pretendimet teritoriale te Jugosllavise e Greqise ne vendimin e fuqive te medha te kohes vitin 1921. Deklarata e fuqive te medha per kufite e Shqiperise u be detyrim njohje per Jugosllavine e Greqine. Italia u caktua nga fuqite e medha te siguronte kufite e Shqiperise ne çdo rast pasigurie brendat teritorit shqiptar ose tensione te jashteme Ballkanike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje