Tre aktivitet ku nderohet Ekrem Bardha brenda 2 muajsh! Aktivisti i çështjeve shqiptare ka takuar 7 presidentë amerikanë

29 Korrik 2025, 17:22Kulturë TEMA
Tre aktivitet ku nderohet Ekrem Bardha brenda 2 muajsh! Aktivisti i

Në muajin maj të këtij viti u bë promovimi e librit të Ekrem Bardhës në Detroit, SHBA. Në qershor, u shpall “Parku Bardha” në Prishtinë, dhe në korrik, Vjosa Osmani prezantoi Bardhën me çmimin e lartë, “Hasan Prishtina”, në New York.

Pas arratisjes nga Shqipëria, Ekrem Bardha filloi menjëherë të angazhohet si aktivist i çështjeve shqiptare. Ai ka takuar 7 presidentë amerikanë për të diskutuar probleme të ndryshme që ka kaluar populli shqiptar ndër vite. Në vitin 1969, bashkë me kongresistin William Broomfield, ai takoi presidentin Richard Nixon, për të shprehur shqetësimin e tij ndaj pretendimeve të kolonelëve grekë, që synonin të aneksonin Korçën dhe Gjirokastrën. Nixon premtoi që kjo nuk do të ndodhte, një premtim që ai e dha me shkrim. Bardha u angazhua si aktivist në aktivitete të ndryshme, qoftë amerikane, qoftë shqiptare në Amerikë. Organizoheshin protesta herë pas here kundër vrasjes dhe keqtrajtimit të shqiptarëve në Jugosllavi.

Në një protestë paqësore të radhës kundër agresionit jugosllav, UDBA filmoi një protestues nga Miçigani me shtetësi amerikane dhe prejardhje nga Tuzi, Pjetër Ivezaj. Befasi, kur Pjetër Ivezaj shkoi për vizitë në Jugosllavi, u arrestua dhe u dënua me 7 vjet burg për aktivitet kundër Jugosllavisë.

Ekrem Bardha aktivizoi politikën amerikane për këtë padrejtësi dhe, për herë të parë, çështja e abuzimeve shekullore ndaj shqiptareve në Jugosllavi u shtrua në një seance dëgjimore ku dëshmoi Bardha për këtë histori e errët shekullore, kundër të drejtave të shqiptarëve. Me pas u hodh në votë në Kongresin Amerikan. Kongresi Amerikan, vendosi që nëse nuk lirohet nënshtetasi amerikan, Pjeter Ivezaj, Amerika do të ndërpriste Statusin “Më i Favorizuar”, “Most favored nation status” që gëzonte Jugosllavia në atë kohë, një status i veçantë, që ofron shumë privilegje tregtare, ndër të tjera. U votua kundër shtetit të Jugosllavisë dhe Pjeter Ivezaj u lirua, menjëherë, dhe u kthye në shtëpinë e tij në Amerikë. Kjo ishte një goditje e fortë ndaj Jugosllavisë.

Aktiviteti patriotik i Ekrem Bardhës është i gjatë, por duhet përmendur veçanërisht themelimi i lobit shqiptar në Amerikë, bashkë me Geri Kokalari, National Albanian American Council (NAAC), Këshilli Shqiptar Amerikan, e cila ka luajtur një rol thelbësor për pavarësinë e Kosovës. Ndër vite numërohen shumë kontribute të tjera të Ekrem Bardhës ndaj çështjes shqiptare, qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën. Këto janë përmbledhur dhe dokumentuar me kujdes në librin e tij të dytë “E Vërteta, Diaspora e Amerikës dhe Pavarësia e Kosovës”. Ky libër u promovua më 23 mars në Detroit, në kishën Katolike të Shën Palit, ku morën pjesë aktivistë dhe personalitete të shumtë nga Amerika, nga Vatra, ish NAACu, ish UCK-ja, në një festë e veçantë organizuar nga Fran Gjoka. Nga New York-u morën pjesë Harry Bajraktari, Elmi Berisha, Bruno dhe Kadrije Selimaj, Vehbi dhe Greta Bajrami, Dino Erbeli me zonjën.

Nga Teksasi ishin pjesëmarrës Visar Visoka, Ramiz Tafilaj me vajzën, Besa Pinchotti, Bruno Ceka, e të tjerë. Nga Shqipëria erdhën Blendi Fevziu, Flamur Gashi. Nga Puka, erdhën përfaqësues nga Bashkia. Nga Prishtina erdhi kryebashkiaku, Preparim Rama, i cili i prezantoi Ekrem Bardhës “Çelësin e Qytetit”, duke u shprehur me këto fjalë në Facebook më pas: “Ishte privilegj të dorëzoja “Çelësin e Prishtinës” Ekrem Bardhës – një simbol i mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ai ka dhënë për çështjen shqiptare ndër vite.”

Ky akt nuk ishte thjesht ceremonial – ishte një shenjë e drejtësisë historike dhe një falënderim i sinqertë për një jetë të përkushtuar ndaj lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar. Në një sallë të mbushur me shqiptarëamerikan, e ndjeva peshën e sakrificës, por edhe krenarinë e përbashkët për atë që kemi arritur si komb – falë njerëzve si Ekrem Bardha, të cilët nuk e harruan kurrë Atdheun, pavarësisht largësisë. Ishte një nder i jashtëzakonshëm të isha i pranishëm në mesin e shumë bashkëkombësve tanë patriot në Detroit, për të nderuar një prej figurave më të mëdha të lobit shqiptarë në Amerikë z. Ekrem Bardha. Ky nderim për z. Bardha është një kujtesë për të gjithë ne – veçanërisht për brezin e ri – se liria që gëzojmë sot është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të tëra që nuk u dorëzuan kurrë. Faleminderit Ekrem Bardha!”

Më datën 11 qershor, Ekrem Bardha u ftua në Bashkinë e Prishtinës ku u vlerësua dhe u votua me votë unanime për të emëruar parkun e Prishtinës, Parku Bardha, një shenjë respekti për Ekrem Bardhën. Bardha mori pjesë bashkë me vajzën e tij, Donika, që e ka pas në krah në gjithë aktivitetet e tij gjatë viteve, që në moshë të re, deri me sot. Përveç mbështetjes dhe bashkëpunimit me të atin, Donika është angazhuar edhe në përkrahjen dhe lartësimin e artit e kulturës shqiptare nëpër botë. Në Prishtinë, pas aktiviteteve për Ekrem Bardhën, por edhe për festimin e ditës së çlirimit u organizua një darkë private me kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij, zonja Kristale Ivezaj Rama. Kristale Ivezaj Rama është mbesa e shqiptaro-amerikanit, Pjetër Ivezaj, pikërisht personi që u bë shkak që çështja shqiptare të shkojë për herë të parë në Kongresin Amerikan në vitin 1986. Sot ajo është gruaja e parë e Prishtinës.

Më 12 korrik 2025, në Manhatan, në restorantin ”Club A Steakhouse”, që shërben si Ambasadë Kombëtare për gati gjysmë shekulli, presidentja e Kosovës, znj. Osmani, nderoi disa nga figurat më prominente të Mërgatës në Amerikë. Midis të tjerëve, çmimi “Hasan Prishtina” iu dha Ekrem Bardhës. Në mungesën e tij, çmimin e tërhoqi vajza, Vera. Mjedisi i veshur në kuq e zi dhe mikpritja e jashtëzakonshme e gjithë stafit të Presidentes Osmani dhe të zotërve të shtëpisë, si zonja fisnike dhe humane Kumrije Selimaj dhe Bruno Selimaj, i dhanë fillimit të ceremonisë një atmosferë të ngrohtë. Ardhja e Presidentes së Kosovës u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallë. Fjala e zjarrtë e Presidentes Osmani dha vlerësimin e lartë institucional që i bëri Mërgatës, punës së saj të jashtëzakonshme, luftës me armë dhe penë, përpjekjeve të mëdha për Pavarësinë e Kosovës. Në fjalimin e saj midis të tjerash theksoi se: “Mërgata shqiptare në Amerikë u bë zëri i besës dhe i shpresës për popullin shqiptar në Kosovë, gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, kur qenia shqiptare në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës e gjenocidal i Millosheviçit. Çmimi “Hasan Prishtina” u tërhoq nga vajza e tij, Vera. Ekrem Bardha gjatë jetës së tij ka marrë dhe çmime të tjerë, por tani në këtë moshë po bëhen më të qarta kontributet e tij. Bardha është shprehur në fjalimet e tij se dëshiron që rinia shqiptare të mësojë historinë e vendit tonë, të jetë aktive e të ndihmojë kur do të jetë e mundur dhe kur atdheu thërret./Gazeta Panorama 

1 Komente

  1. S
    SHefki

    O pasha toke e pasha qiell as Ekerm Bardha, as Hajdar Bajraktaroviq, as Ramiz Tafiloviq e as shume te tjer qe jan dekoru nuk i meritojn. Po kta ne fjale per Luften e lavdishme te U Q Kse nuk kan kontribu fare. Po qfar qenka problem mu taku me President te Amerikes, sot shume ma shpejt mundesh mu taku me Trampin se sa me Vjosa Osmanin apo Kurtoviqin. kta njerz qe i permenda dhe sa tjere shoqerit e miqsit me Kongresmena e Senatora i kan per interesa te perbashketa Biznisore kurse ndihm per Atdheun vetem 1% e ne sherbim te Beligradit70% .Mjerisht populli ne Kosove nuk esht kah informohet mjaftueshem per Veprimtaret e Diaspores si duhet.mos u kapni pas ktyre palaqeve e po me dhimbsen disa qe u myten tu shku pas tyre me u fotografu emos po ju del ndojNagrad prej Presetnikes apo vlladarit he mozomakeq. Sa her kam then per komentuesit me rregull ligje e kanun esht me dal me emer embiemer jo anonim pra un jam: SHefki Mexhani SH B A ne qofse ndokujt i duhet adresa let me tl 1917 676 5828 per kta me figur si njeriu pa pik respekti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje