Zgjidhe shqipen!

29 Korrik 2025, 21:51Kulturë TEMA

Zgjidhe shqipen!

Nga Teuta Toska

E nderuar maturante, i nderuar maturant,
Të nderuar prindër maturantësh,
Po ju them një të vërtetë, që ndoshta nuk e dini. Studimi i gjuhës shqipe pas 10 e pak vjetësh do të jetë një tokë djerrë. Që tani ndihet mungesa e madhe e të rinjve dhe e të rejave që i kushtohen studimit të shqipes. Numërohen me gishtat e dorës, dhe ata më të mirët nuk duan të qëndrojnë këtu. Perspektiva është shumë e trishtë.
Nuk po flas për mësues të gjuhës shqipe, po flas për studiues të shqipes, ata që do të hartojnë fjalorët e së ardhmes, gramatikat, studiuesit e pasurisë së shqipes, të veçorive të saj, ata që do të hartojnë aplikacionet e përkthimit dhe të korrekturës në shqipe, metodat e mësimit të saj, tekstet e gjuhës shqipe për shkollën, ata që do të gërshetojnë studimin e shqipes me metodat teknologjike gjithnjë në zhvillim e përmirësim etj.
Po ndodh një paradoks: shqipja është në periudhën e vet më të hatashme të zhvillimit dhe të pasurimit, dhe interes për studimin e saj ka gjithnjë e më pak.
Ka edhe një paradoks tjetër: në një kohë që shtohen ata që flasin lloj-lloj dënglash për shqipen dhe e shpallin veten zbërthyes të mistereve të saj, ata që duan t’i kushtohen studimit shkencor të saj po rrallohen gjithnjë e më shumë.
Se duhet studiuar shkenca e gjuhës – gjuhësia, dhe kjo nuk bëhet klubeve, portaleve, studiove televizive, profileve në mediat sociale, ose në vetminë e dhomës sate si hobi. Shkencat sot nuk studiohen më në mënyrë autodidakte.
Ti, prind, që bërtet në stadium “oh sa mirë me qenë shqiptar” dhe të shkojnë mornica kur këndohet himni ynë apo të mbushen sytë me lot kur dëgjon “ky është flamuri më i bukur në botë”, mos ia prit hovin vajzës ose djalit që duan të zgjedhin të studiojnë shqipen.
Ti, prind, që s’lë 28 nëntor pa var flamurin te ballkoni dhe te kulmi i shtëpisë, kujtohu se është më emocionuese të kesh në shtëpi një studiues/e që të tregon pasuritë e mahnitshme të gjuhës së një populli që ka ruajtur identitetin veç prej gjuhës.
Dhe gjëja e fundit që dua të them, për t’ju nxitur – në një kohë kur Chat GPT duket se do të gllabërojë shumë profesione, kam zbuluar se tekstet që do të prodhojë a përkthejë, do të kenë gjithnjë nevojë për një redaktor dhe korrektor të gjuhës shqipe.
Edhe këtë profesion të fundit nuk e mëson dot pa e njohur gjuhën shqipe shkencërisht.
Kështu që, zgjidhe shqipen!

10 Komente

  1. d
    dejavu

    Me sakt eshte: Zgjedhe shqipen!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oljan Kanushi

      Faleminderit Prof. As. Dr Teuta Toska . Pranoni pergezimet me te mira, per nje thirrje qe i ben nder kombit tone . Ju falenderoj per kete angazhim tuajin , qe patjeter qe i vlen me se pakti ruajtjes e shpresoj edhe zhvillimit te gjuhes shqipe . Gjuhes se lashte sa vete historia e kombit tone . Patjeter qe i bashkohem thirrjes tuaj .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Ju lumtë Znj. Tosku, shkrim i shkëlqyeshëm!! Vetëm një korigjim, shkruhet "tokë djerr" jo "djerrë". Ka shumë shkrues të Shqipes që e përdorin "ë" ose me tepëricë (në fund të fjalës) ose pakicë (në fund të fjalës).

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ringjallja pellazge

          Kjo zocka, po qahet per studentet dhe studiusit e shqipes, ne te vertet halli i saj qenka neper rreshtat e mesit. Helmi i saj eshte tek "shar la tane t", ata qe besojne se shqipja eshte "MEMA" dhe jo gjuha e huazuar. Sot qe doli ne Top chanel studiusi i mirnjohur i gjuhes shqipe, zoti ALBERT NIKOLLA, akdemik i Akademis Mbreterore Belge, partizan i teorise, qe shqipja esht ne themelet me te vjetra te gjuhesise IE, zagaret leshuan ket zocken qe te hedhi helmin. Ka kohe qe akademite e vendeve antishqiptare sllavo-greke heshtin. Po ashtu ka kohe qe "akademiket" tan te Tiranes vazhdojn urrejtjen ndaj studiusve serioz, dhe prodhojne studime, qe kundershtojne Albanologet me te zeshem. Fqinjet tan e kan pregatitur terrenin mir dhe bukur, vetem shqiptari poshteron shqiptarin. Vllavrasja nderon propaganden sllavo-greke. Ket detyre kan studiusit tan zyrtar. Zonja ne fjale eshte 1 ne dhjetra te tille, qe kan detyre te luftojne gjuhen shqipe.

          Përgjigjjuni
          1. €$¥£

            Po, është e vërtetë që duhen gjuhëtarë në Shqipëri, dhe korrektorë e redaktorë, që të të thonë ty se "zgjidhe shqipen" është kosovarisht. Në shqipen standarde, të paktën nga përmbajtja e artikullit, do të ishte: "Zgjidh shqipen!", se "zgjidhe shqipen" nënkupton që shqipen "e kanë lidhur". Në shqipe nuk themi "lë ... pa var", por "lë ... pa varur". Jo në dialekt.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vision

              Zgjidhja është e thjeshtë: hiq malokët/koqevaret dhe femrat nga ekuacioni dhe ja ku zgjidhet problemi i ruajtjes së shqipes. Se me injorancën e thelluar të këtyre të dyve vetëm sa bëhet telefon i prishur ky muhabet.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nastradini

                Mirë e ke thënë, por me "malok" nuk duhet kuptuar veç veriori, por kushdo që ka lindur në mal, pra përfshi tepelenasin, gjirokastritin, kurveleshasin etj. - e di vetë ti.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vision

                  Normal, edhe katunarët e jugut kanë fajet e tyre, si për shëmbull "dokumente", "grushte", etj. Ama të paktën me ata mund të arsyetosh, se kanë sensin e disiplinës dhe llogjikës.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nas Dini

                    Po, po. Ata (ose këta) e treguan se mund të arsyetojnë dhe kanë sensin e asaj dhe bile-bile edhe të kësaj, gjatë vitit 1997, p.sh. në aksin rrugor Kakavijë-Ballsh.

                    Përgjigjjuni
              2. "
                "BOHOTINA"

                Bukur Toska...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje