Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi vlerësohet me çmimin “Sami Frashëri” për veprën monografike historike "Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria”

1 Nëntor 2024, 16:19Kulturë TEMA
Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi vlerësohet me çmimin “Sami

Bashkia e Belshit kurorëzoi dje më 31 tetor 2024 konkursin e shpallur për vepra në fushat e publicistikës, letërsisë dhe albanologjisë, që mban emrin e rilindësit tonë të shquar Sami Frashëri.
Punonjësi i Institutit të Historisë prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi e mori këtë çmim për fushën e albanologjisë me veprën monografike historiografike "Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria (mars - shtator 1914).
Çmimi “Sami Frashëri” iu dha prof. asoc. dr. Marenglen Kasmit me këtë motivacionin:
“I pajisur me dije të konsoliduara historike, me material burimor arkivor të dorës së parë, me informacionet shumë të pasura nga shtypi i kohës, autori Marenglen Kasmi sjell për herë të parë një monografi për Princ Vidin. Në mënyrë shumë objektive ai arrin të paraqesë një segment kohor shumë të ndërlikuar nga historia e Shqipërisë. Aty dalin qartë përpjekjet e mundimshme për konsolidimin e pavarësisë së brishtë, duke përballuar synimet aneksuese të fqinjëve. Përshkruhen me detaje tërësisht të reja përpjekjet shtetformuese dhe arritjet e pajtimit social. Aty del në dritë njëkohësisht orientimi i arsyeshëm ndërkombëtar i klasës progresive shqiptare, e cila synoi shkëputjen nga Lindja dhe inkuadrimin në Perëndim.
Fituesit e dy çmimeve të tjera janë:
Bujar Hudhri, botues për të përjavshme "ex Libris";
Ben Blushi, shkrimtar, për romanin "Komploti".

A.K./TemA

1 Komente

  1. t
    titi

    Ky oficeri eshte nje enverist i vogel i rendomte qe na e shesin per historian te madh! Thjesht ky vazhdon propoganden enveriste ne fushen e historiografise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje