Vepër arti e arkitekturës moderne, Rama dhe Veliaj tregojnë pamje të Teatrit të Ri të Tiranës

1 Nëntor 2024, 11:19Kulturë TEMA

Vepër arti e arkitekturës moderne, Rama dhe Veliaj tregojnë pamje

Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndarë pamje nga Teatri i Ri Kombëtar ku vijojnë punimet me ritme të larta.

“Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar”, shkruan Rama dhe Veliaj krahas videos në rrjete sociale.

Më herët Veliaj ka bërë me dije se me këto ritme pune pritet që brenda vitit 2025 të mbarojë ndërtimi i karabinasë së Teatrit.I konsideruar si një vepër arti e arkitekturës moderne, Teatri i ri Kombëtar pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ai do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

Lini një Përgjigje