“Fausti” si rimishërim i njeriut modern, në ArTurbina

31 Tetor 2024, 17:14Kulturë TEMA
“Fausti” si rimishërim i njeriut modern, në ArTurbina

Trupa e Teatrit Kombëtar solli mbrëmjen e djeshme, premierën e “Faustit”, me regji të Davide Iodice.

“Fausti” erdhi tek ArTurbina përmes interpretimit të aktorëve: Ema Andrea, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Indrit Çobani, Hervin Çuli, Niada Saliasi, Ina Gjonçi, Krist Lleshi, Gert Ferra, Genti Deçka.

Fausti është rimishërimi i njeriut modern, për të cilin djalli nuk përfaqëson më tundimin apo mëkatin, por vetëm të keqen e pranishme në jetë. Përmes shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe mbi të gjitha, përmes takimit dhe dashurisë për Margaritën, Fausti do të jetojë mundimet e tij dhe vuajtjet e njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe në të njëjtën kohë, sakrificën ekzemplare të luftës së vazhdueshme e të pafundme mes të mirës dhe të keqes.

Regjisori Davide Iodice ka realizuar edhe bashkëpunime të tjera me artistët shqiptarë, siç ishte drama “Vizita”, me të cilën teatri “Migjeni” fitoi Çmimin e Medias, në MESS Festival. Iodice ka marrë përsipër veç regjisë së “Faustit”, edhe përshtatjen, skenografinë e kostumet.

Kjo vepër ishte një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar dhe Sardegna Teatro të cilët patën mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje