Profesoresha shqiptare fiton çmimin e rëndësishëm në Gjermani

27 Korrik 2023, 20:50Kulturë TEMA

 

Profesoresha shqiptare fiton çmimin e rëndësishëm në

Shkencëtarja shqiptare, prof.dr.ing Mira Mezini ka fituar çmimin LOEWE Top Profesorship.

Ky çmim i siguron prof. Mezinit rreth 1.9 milionë euro për një periudhë prej pesë vjetësh për kërkimin shkencor mbi bazat e programimit për zhvillimin e sistemeve të softwear-it të të mësuarit interaktiv të decentralizuar, të sigurt dhe të besueshëm.

Mira Mezini është profesore e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it në Gjermani dhe anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Çmimin që ajo ka marrë e ka përshëndetur dhe ASH. 

LOEWE është programi i promovimit të kërkimit shkencor që përdor shteti federal i Hessen-it që nga viti 2008, për të përcaktuar tendencat e politikave kërkimore, me objektivin që t’i japë një shtysë të qëndrueshme peizazhit kërkimor të Hessen-it.

LOEWE do të thotë “Landes-Offensive zur Entëicklung ëissenschaftlich-ökonomischer Exzellenz” (Ofensivë shtetërore për zhvillimin e përsosmërisë/ekselencës shkencore dhe ekonomike).

Mira Mezini, profesore e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmstadt-it (Gjermani); profesore e ftuar në disa vende të Botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe më pas edhe për kërkimin dhe inovacionin ka shprehur në mbledhjen solmne të Asamblesë një mesazh falënderimi për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që e zgjodhi anëtare të jashtme.

Mira Mezini është autore e 233 artikujve shkencorë të indeksuar në Scopus List dhe i 293 artikujve të kuotuar në Research Gate, me rreth 7000 citime; e cilësuar kërkuese shkencore ekselente me njohje dhe vlerësim ndërkombëtar në fusha shumë të rëndësishme të shkencave kompjuterike si gjuhët e programimit dhe paradigmat, zhvillimi i softuerëve të automatizuar, analiza e programeve dhe siguria e softuerëve; bashkëthemeluese e nëndisiplinës mbi paradigmën e zhvillimit të softuerëve të orientuar duke vendosur parime të reja shkencore.

18 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Sukese profesore. Ka filluar te na vleresoje Europa, jemi dikushi.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Pilo Lala, ne gjithmone kemi patur nivel te larte te inteligjences tek njerzit tane. Sukseset e proferoreshes se nderuar Mezani, nuk jane as te parat dhe as te fundit. Problemi ka qene gjithmone Europa qe na ka pare shtrember nisur nga propoganda e mediave europiane qe i cilesojne shqiptaret si kriminele. Vetem turqit kane patur gjithmone nje nderim te vecante per shqiptaret duke i konsiderua "rrace superiore" dhe kete shpreh edhe emri "arnaut", qe na kane vene qe nga koha e Gjon Kastriotit. Ku ka ne historine e shoqerise njerezore nje rast te vetem, qe armiku osman (turku i sotem) te admiroje rracen kunder te ciles ka luftuar per 500 vjet? Disa injorante, qe komentojne here pas here tek TEMA, qe s'e kane haberin se perse ne quhemi "arnaute" nga turqit, kujtojne se na shajne duke na quajtur me kete emer. Ata qe e njohin gjuhen turke, e dine shume mire se sa proverba ka ne ate gjuhe ku perdoret fjala "arnaut", qe personifikon nje individ me virtytet me te larta te trimerise, beses dhe inteligjences njerezore.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Moderator , meqe nuk e ke postuar komentin tim te shkerdhefsha motren, gruan cupat, hallat tezet dhe gjithe cke para dhe mbrapa . Te qifsha c'te mban pragu i shpise , mut muti

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tropoja

      Bravo zonjes nuk i paska vënë syzet kot si keta qorrat e qeverise,sidomos ajo e financave.

      Përgjigjjuni
      1. J
        John Qelbashi

        Po pse na intereson ne? Mjaft punove per te tjere tha Naimi

        Përgjigjjuni
        1. J
          John Qelbashi

          Po pse na intereson ne? Mjaft punove per te tjere tha Naimi

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlerat e Mira

            Kanë filluar të dalin në sipërfaqe vlerat më të mira të shqiptarëve! Mira është prej më të mirëve prej nesh!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Margarita, Toronto

              Urimet më të mira për Mirën!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Suksese te metejshme..Flm.

                Vertete gezime dhe Urime shume ne Jete e Nderuara Prefesoreshe.. Duhet treguar Respekt mbi te gjitha ne Prefesionn qe ka e nderuara,, pastaj plus qe ka preardhje Shqiptare ..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje