Prona private në Shqipëri 1924-1944

13 Tetor 2025, 17:13Kulturë TEMA
Prona private në Shqipëri 1924-1944

PRONA PRIVATE NË SHQIPËRI 1924-1944

Problemi i pronës private në Shqipëri me nenin famëkeq 70501 për tokën në 19 korrik 1991, është një nga shkaqet e përplasjes ekonomiko-sociale. Nuk do të merremi me historinë e tokës “së xanun” e cila kompesohet arbitrarisht në shkelje të ligjit për pronën sipas kushtetutës. Anatemimi i pronarit të vjetër dhe ligji i Legalizimit i miratuar në 3 prill të vitit 2006 dhe ka pësuar disa ndryshime dhe shtesa pasuese nga vitet 2007-2007-2009-2010-2013-2015, ka ngritur tensionet sociale në vend dhe është bërë shkak për mospasjen e investitorëve të huaj.

Në planin politik partitë shqiptare, që sundojnë me anë të kartonit shumicën parlamentare, nuk kanë asnjë dallim as në program dhe as në qëndrimin politik, ndaj ligjit të pronave. Prandaj ligji i pronave është edhe një nga shkaqet e shumta të mungesës së perspektivës dhe humbjes së besimit, se “ky vend nuk bëhet”. Çështja e emigrimit ose zbrazjes së vendit nga rinia shqiptare, është pasojë e një njeriu që nuk ka mundësi të jetë i lidhur ngushtësisht me pronën dhe zhvillimin e saj. Po ashtu monopoli i nënpunësëve të administratës partiake mbi pronën shtetërore, të cilën e konsiderojnë si mall pa zot, dhe krijojnë lloj, lloj emërtesash, si në rastin e fundit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja për një gjyq për çështje prone dhe daljes në pah të indinjatës popullore dhe shprehjes sësaj me dhunë makabre flet shumë.

Në librin e tyre autorët Iliaz Fishta dhe Teodor Kareco, “PRONA PRIVATE NË SHQIPËRI 1924-1944 (përmes burimeve të arkivore e bibliografike)”, botuar nga shtëpia botuese “Dituria” në vititn 1996, kanë hulumtuar në mënyrë shkencore dhe i kanë shtuar studimet në fushën e ekonomisë në vazhdën e botimeve të librave të autorëve shqiptarë, si Teki Selenica, Haxhi Shkoza, Dalip Zavalani, Selami Pulaha, Kristo Frashëri, Zija Shkodra. Po ashtu vlen të përmendn dhe autorët e huaj të cilët kanë shkruar për ecurinë e pronës private në Shqipëri si autori i mirënjohur anglez Michael Kaser, një sërë studiuesish italianë, si Antonio Baldacci, Giovani Lorenzoni, Antonio Moschetti, Aleksandro Roseli, Ferdinado di Finizio, punimet e dissa studiuesve gjermanë, si Michael Schmidt Neke, Wolfagang Ruus, Bernhard Tomnes etj. Libri paraqet një periudhë kohe prej 20 vjetësh të Shqipërisë nga vitit 1924-1939. Prona private dhe gjendja e saj me dukuritë që e karakterizojnë, prirjet dhe zhvillimet e kësaj prone në Shqipëri.

Në të pasqyrohen dukuritë e reja në fushën e organizimit të prodhimit Kapitalist në Shqipëri. Libri ‘Prona private në Shqipëri 1924-1944” është hartuar në bazë të dokumentave arkivore dhe bibliografike. Midis këtyre burimeve, peshën dërmuese e zenë burimet arkivore, të cilat për mënyrën e paraqitur, botohen për herë të parë. Përmenden këtu si burime fondet e Kryeministrisë, të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të Ministrisë së Financave, të Ministrisë së Punëve Botore, të Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, të legatës italiane, të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të Bankës së Napolit si dhe të prefekturave, të odave të tregtisë të financave etj.

Kastriot Kotoni

Lini një Përgjigje