“Qilimi fest” për të promovuar traditën në Gjirokastër

3 Qershor 2025, 19:21Kulturë TEMA
“Qilimi fest” për të promovuar traditën në

Në Gjirokastër u rikthye “Qilim Fest”. Aktiviteti bëri bashkë artizanë të qytetit, ndërsa punimet e veçanta tërhoqën vëmendjen e vizitorëve. Vetë artizanët vlerësojnë aktivitetin.

“Është shumë mirë që të vazhdojë si traditë. Pse të ikë? Këto që janë të jenë të trashëguara.”

“Të gjithë artizanët kemi marrë pjesë me punimet tona, i kemi bërë me dorë çdo gjë. Unë kam marrë pjesë me të gjitha produktet liker, me gliko, me reçelrat, me krejt frutat e Lunxherisë nga jam vet.”

Një event i tillë synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave të traditës shqiptare.

“Qilim Fest’ është një event i përvitshëm që ka synim traditën e bërjes së qilimave në qytetin tonë. Ne kemi krijuar disa eksperienca në disa zona të ndryshme të pazarit, ku një prej tyre është edhe kjo që po shohim tani me fëmijët, të cilët janë duke punuar me një nga mjeshtrat e qilimave dhe kostumeve tradicionale”, tha organizatori Bjordi Thana.

‘Qilim Fest’ nuk ishte i vetmi aktivitet që u zhvillua në fundjavë në Gjirokastër. Po ashtu pati edhe një sërë organizimesh të tjera me qëllim gjallërimin e qytetit.

Klan News

Lini një Përgjigje