Rama: Restaurimi i Manastirit të Mesopotamit zbulon tjetër thesar të trashëgimisë kulturore

18 Tetor 2024, 16:30Kulturë TEMA
Rama: Restaurimi i Manastirit të Mesopotamit zbulon tjetër thesar

Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë, në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.

Projekti i restaurimit vjen në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit nënshkruar mes ish-Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të pikturave murale, të cilat sipas tij, “po rilindin nga e para përmes restaurimit që po iu bëhet detaj pas detaji për të ruajtur dekorin autentik të tyre”.

Në Manastirin e Mesopotamit ndërhyrjet nisën prej datës 27 gusht dhe fokusohen në ndërhyrje konservuese/restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.

Më herët, afresket kishin qenë të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere.

Ndërhyrjet në këtë kishë, i përkasin fazës së parë të punimeve të parashikuara në një projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë edhe në vitin 2025.

3 Komente

  1. M
    Martini

    Ku bie mesopotami,,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri

      Po QE se NE mesopotami banojne myslyman ,,monastirin e kan pas orththodhokset QE ka banuar aty ,,dhe kan ikur NE vende tjeter ,,,,,

      Përgjigjjuni
      1. A
        Allah akbar

        ”Piktori, qe i ka lene te degradohen, per mbi nje dekade afresket e kishave, ato qe na prezantojne ne boten perendimore, me ne fund, ka ” gjetur””, nje fondacion nga Erdogani,per ti restauruar ato.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje