Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Ura e Mesit në Shkodër, të cilën e cilëson si një atraksion kulturor për turistët vendas dhe të huaj.
“Ura e Mesit në Shkodër, një nga atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe turizmin në zonë.
E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, ura është një monument i trashëgimisë kulturore dhe një nga destinacionet më të vizituara të veriut të vendit, shkruan atsh.
Zona e Postribës (Shkodër) po rritet si një destinacion turistik, ku natyra, historia dhe kultura ndërthuren në mënyrë harmonike, duke ofruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor.
Ura e Messit!
Po su mor (seriozisht jo me insta) me amfiteatrin e Durresit i bie qe i ka te gjitha llogje ... Ose tallje...