Restaurim i kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq

14 Janar 2025, 15:25Kulturë TEMA
Restaurim i kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq

Pothuajse 90 vite pas bombardimit e shkatërrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, BE së bashku me BERZH po investojnë në restaurimin e një prej monumenteve më të veçanta në Shqipëri, Manastiri i Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit në Vithkuq.

Bashkimi Evropian në një publikim në rrjetet sociale bëri me dije se, së shpejti vizitorët do të mund të vizitojnë dhe shijojnë afreske mbresëlënëse si dhe rrënoja që mbartin histori.

Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit gjendet mbi një kodër në verilindje të fshatit Vithkuq. Nga godinat e manastirit ka mbetur vetëm kisha e “Shën Pjetrit dhe Pavlit”, sepse konakët e manastirit janë shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konakët e manastirit kanë qenë dy dhe trikatëshe dhe shtriheshin në tri anët e oborrit të brendshëm, i cili kishte sipërfaqe rreth 200 metra katrore. Anash tij në formën e shkronjës “U” gjendeshin rreth 40 qela banimi. Ndërsa në katin e dytë të konakëve gjendej biblioteka, ku ruheshin dorëshkrime me vlerë rreth historisë së Korçës dhe Voskopojës.

Kisha përbëhet nga naosi dhe një portik përpara hyrjes kryesore. Kisha është e tipit bazilikë trinefëshe me kupolë. Ajo u ndërtua rreth vitit 1759-1764.

Në përfundim të saj, kisha u pikturua prej piktorëve Kostandin e Athanas Zografi. Ndërsa ikonostasi është pikturuar në vitin 1748 nga Kostandin Shpataraku. /ATSH/

4 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Άγιος Πέτρος και Παύλος.....duke u bastardhepsur ne....Shen Pjetri dhe Pavli !!!

    Përgjigjjuni
    1. ΑΩ

      SHEN PETRO DHE SHEN PAVLI ,,,,BRAVO GREKORTHODHOKSET PER KETE TRASHEGIMI FETARE E KULTURORE ...

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        Ikni more bole, Bithekuqi eshte zemer arberore qe kur eshte ndare majmuni me njeriun

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gostivari

          Një i marrë hedh një gur dhe me shekuj coroditemi. VIDHKUQ, vendbanimet marrin emërtime edhe nga natyra që i rrethon, si p.sh - Gurrat e Dushkut; Gurrat e Shmilit VIDHKUQI ARBNOR, shenjtorët janë turistë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje