Ritualet arbëreshe në Javën e Përkujtimit të të Vdekurve

4 Shkurt 2025, 11:08Kulturë TEMA
Ritualet arbëreshe në Javën e Përkujtimit të të

Në rajonet arbëreshe të ritit greko-bizantin, sot përfundon Java e Përkujtimit të të Vdekurve.

Në vendet italo-shqiptare të ritit greko-bizantin, të vdekurit përkujtohen në fillim të pranverës, në muajin që grekët e lashtë e cilësojnë “Antesterione”. Referenca historike vjen prej festës së luleve që festohet në Athinë në nder të Dionisit (Anesterie).

Siç shprehet Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, këto ditë janë “mes së shenjtës dhe profanes”, mes riteve fetare dhe traditave të jetës së përditshme. Kjo javë përkujtimore që këtë vit përkoi me datat 29 janar deri më 3 shkurt, paraqet karakteristikat e një feste popullore, gjatë së cilës të vdekurit gjenden mes të gjallëve.

E njohur në gjuhën arbëreshe edhe si Java e Prigatorëvet, kjo është një nga festat fetare më të rëndësishme për komunitetin italo-shqiptar në Itali dhe natyrisht edhe në Kalabri. E pasur me kuptime dhe tradita të lashta të ritit greko-bizantin, Java e Prigatorëvet është fjalë për fjalë koha e vitit kur të vdekurit mendohet të lënë varret e tyre për t’u kthyer dhe për të vizituar të gjallët.

Rituali fillon në agim, me fëmijët që trokasin shtëpi më shtëpi dhe thërrasin “Ndje Zot!” duke kërkuar bukë, vaj, grurë të zier dhe pak ushqim.

Më tej vazhdohet me liturgjinë fetare dhe kortezhin e shumëpritur me papët (priftërinjtë) drejt varrezave të fshatit për bekimin e varreve. Pikërisht këtu riti shqiptar përfshin një zakon shumë emocionues: ndarja e ushqimit me të ndjerin, gruri i zier dhe buka e gatuar në shtëpi dhe e bekuar më parë, që u ofrohet të pranishmëve si simbol i pavdekësisë së shpirtit dhe ringjalljes së trupit.

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Baba Rrahimondi me tanga: po c'lidhje kane muslimon brothers m'Albaniston me ritet apo mortoret grekoorthodhoxe a arbereshe m'italia!? Ne kena gjullurdi hajengun ton turk....na lini te qete se na ka shku per lesh edhe Dervishi i teqese kshq mos na ngatrroni me kesisoi gjona Kristiane..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      ik ere car me brina....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makbethi i Pollogut

        Unë jam muhsliman dhe bashkëndjeva si në kënaqësinë e shkaktuar nga ky rit pagan i veshur me petkun fetar dhe në mallin për shumëcka shqiptare në fanosje.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje