"Scorpions" mund të kthehen në Tiranë/ Një rikthim pas 24 vitesh që mund ta lërë Tiranën pa gjumë këtë shtator

16 Qershor 2025, 16:45Kulturë TEMA
"Scorpions" mund të kthehen në Tiranë/ Një rikthim

Ohejjjjjj… “Scorpions” mund të rikthehen në Tiranë! S’ka datë, s’ka orë, s’ka vend. Thjesht një thashethem, por jehona e tij ka elektrizuar gjithë fansat e muzikës rock në Shqipëri.

Tiranapost nuk i pëlqen thashethemet, por ky është një nga ata të bukurit, shkruan tiranapost.

Grupi legjendar “Scorpions” mbajti një koncert po aq legjendar në vitin 2001 në Tiranë. Ata që ishin aty e mbajnë mend si një nga netët më të paharrueshme që ka përjetuar ndonjëherë ky vend – mijëra vetë këndonin “Wind of Change” në një Shqipëri që sapo kishte nisur të ndryshonte.

Tani, 24 vite më vonë, a po afron një tjetër natë si ajo?

Deri tani nuk ka njoftime zyrtare. Por në rrjet po qarkullon një video nostalgjike, disa fjalë mes rreshtash, dhe më e bukura, një këshillë që fansat po ia pëshpërisin njëri-tjetrit: “mos bëni plane për fundjavën e dytë të shtatorit.”

A do të rikthehen me të vërtetë “Scorpions” në Tiranë?

Nëse po… Tirana do ta ndjejë!

Lini një Përgjigje