Me datë 1 Mars në orën 18:00 Muzeu Marubi në Shkodër zhvillon bisedë me dy kuratorët e ekspozitës "Gjyqet" Lek Gjeloshi dhe Zef Paci. Në bisedën e dy kuratorëve të ekspozitës Zef Paci dhe Lek M. Gjeloshi do të trajtohet përvoja kërkimore në arkivin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si dhe artikulimi i atij kërkimi si përvojë muzeale përmes përzgjedhjes e konceptimit (edhe formal) të ekspozitës. Një aspekt që bën të nevojshëm reflektimin mbi potencialet e vetë mediumit fotografik, si dhe të ecurisë e spostimeve të tij përgjatë zhvillimeve historike e kulturore. A.K./TemA
Lini një Përgjigje