Shpëtohet nga degradimi ikona “Krishti i Gjithëpushtetshëm”, e mjeshtrit Onufri

7 Mars 2025, 20:41Kulturë TEMA
Shpëtohet nga degradimi ikona “Krishti i

Ikonës “Krishti i Gjithëpushtetshëm” i është rikthyer shkëlqimi i dikurshëm pas një restaurimi delikat, i cili e shpëtoi nga degradimi.

Ikona “Krishti i Gjithëpushtetshëm” është pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Ikonografisë “Onufri”, në Berat. Ikona është vepër e mjeshtrit Onufri dhe është realizuar në shekullin e 16-të.

“Krishti i Gjithëpushtetshëm” është pjesë e ikonostasit të Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”. Vepra madhështore kaloi një proces restaurimi që i ka rikthyer detajet dhe bukurinë e saj të rrallë.

Së shpejti, publiku do ta shijojë nga afër në ekspozitën e muzeut.

Ikonostasi i katedrales konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes. Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Të gjitha këto motive janë të gërshetuara me elementë të tjera të traditës bizantine.

Koleksioni i muzeut “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit.

 

2 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite or shiite shqipfoles m'Albaniston,ne nuk kemi pune me ikonat kristiane,ne kemi hanxharin e muftias Ali Baba,ati ne Tomorri do te shkoi shurra ne gju..... gezuar hashurret

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri

      VETEM PER KISHAT DHE IKONAT E ORTHODHOKSEVE SHKRUANI ,,SIKUR JAN 80% ,,,QE SJA AS 15% ,,,SHKRUANI NDONJE HISTORI PER KURANIN DHE PROFETIN MUHAMET ,,,SE JEMI MBI 80% MYSLYMAN SUNIT DHE BEKTASHI ,,,GEZUAR RAMAZANIN AMIN ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje