Shqipëria në finalen e Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”: Kënga “Zjerm”, motivim për rininë

15 Maj 2025, 14:05Kulturë TEMA
Shqipëria në finalen e Eurovision 2025, “Shkodra

Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” është kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, të Eurovision 2025, që po mbahet në Bazel, Zvicër.

Finalistët Beatriçe Gjergji dhe kompozitori Lekë Gjeloshi, në një intervistë online nga Bazel, Zvicër, tregun për emocionet dhe atmosferën entuziaste të spektatorëve, gjatë interpretimit të këngës.

“Reagimi ka qenë entuziast në backstage edhe gjatë provave të përgjithshme. Ajo që ka ngjallur më shumë emocion ka qenë kombinimi me elementet e muzikës tradicionale shqiptare e miksuar me rrymën elektronike”, tha Gjeloshi.

Ndërsa Beatriçe, tregoi se stiliste e veshjes së saj në këtë kompeticion ndërkombëtar, ishte nëna e saj.

Ajo tha se, “natën finale të 17 majit, patjeter që presim me emocione të mëdha. Ndihemi mirë se kënga “Zjerm”, tashmë po bëhet virale në rrjete sociale”.

“Shkodra Elektronike”, fillimisht pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH dhe tani në Eurovizon është një motivim për rininë shqiptare për të bërë gjëra edhe më të bukura”, tha Beatriçe Gjergji.

Artistët finalistë shqiptarë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Kënga “Zjerm”, e shkruar nga Beatriçe Gjergji dhe kompozitori Lekë Gjeloshi, përfaqëson një risi të guximshme për Shqipërinë në këtë kompeticion ndërkombëtar, ku u shfaqën një përzierje të elementëve modernë dhe traditës kombëtare. /atsh/

1 Komente

  1. F
    Fillestari

    Fenomenale. Kenduan shqip jo anglishte cale-cale si kengetare te tjere, me koreografi te permbajtur, te disiplinuar, jo putanerite europianolindore. Bravo artistet, dhe SHkodra i jep Shqiperise dicka me te cilen te krenohet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje