Sot, 45 vjet pa aktorin Mihal Stefa...
Një aktor i madh i roleve të vogla, por me zemër të madhe për artin dhe publikun.
Mihal Stefa lindi në Korçë më 1902 dhe u nda nga jeta në Tiranë më 17 korrik 1980. Ai ishte ndër themeluesit e Teatrit të Shtetit, pjesë e premierës së parë më 1945 dhe një mjeshtër i karaktereve që flisnin me pak fjalë, por shumë shpirt.
Nga skena te filmi “Skënderbeu”, “Hamleti”, “Prefekti”, e deri te “I teti në bronz” e “Komisari i dritës” – çdo rol i tij mbante gjurmën e një artisti të ndjeshëm, të vërtetë, dhe të pazëvendësueshëm.
U nda nga kjo botë siç kishte jetuar: thjesht, me dinjitet dhe dashuri për teatrin.
Na Ishte Dikur i kushton sot një përulje nderimi dhe mirënjohjeje për gjithçka la pas.
/naishtedikur/
Ishe dhe mbete i madh o Mihal Stefa!