Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Rama: Duhet të lidhim fillesat e kombit me të ardhmen...

21 Shkurt 2026, 10:04Kulturë TEMA
Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Rama: Duhet të

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti.

Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri Edi Rama ndau momente nga nisja e fazës gjysmëfinale në shkolla të “Konkursit të Gjuhës Shqipe”.

Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.

Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 022 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar. A.K./TemA

1 Komente

  1. U
    Universi shpresa ime

    Duhen ndëshkuar me gjoba të rënda ata gazekara që deformojn gjuhën shqipe dhe sidomos gazeta që ja botín shkrimin pa korrigjim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje