Koncerti recital “Souvenier” përcolli emocione të forta mbrëmjen e së premtes në sallën e Universitetit të Artëve me pjesëmarrjen e artisteve Manjola Trebicka, dhe Ina Kosturit.
Programi solli një udhëtim përmes krijimeve të kompozitorëve Svendsen, Debussy dhe Elgar, duke kulmuar me dy kompozime origjinale të vetë violinistes, që përmblidhnin frymën reflektuese dhe lirike të recitalit.
Në këtë udhëtim koncertor , violinistja Ina Kosturi u shoqërua nga pianistja Manjola Trebicka, një bashkëpunim që ngjalli nostalgji e kujtime të kohës studentore, kur të dyja ndanin skenën dhe orët e studimit në klasat e Universitetit të Arteve.
Me një ndjeshmëri të rrallë, ato sollën në skenë fragmente nga Sonata për violinë dhe piano e Elgar, duke ri sjellë aromën e romantizmit anglez me një interpretim plot elegancë e maturi emocionale. Koncerti “Souvenir” u prit me ngrohtësi nga publiku i kryeqytetit. - RTSH-
Lini një Përgjigje