Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve dhe Teatri i Kukullave njoftoi sot të gjithë krijuesit për hapjen e procedurës së aplikimit për projekte të reja për periudhën shtator-dhjetor 2024.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se të gjithë krijuesit (regjisorët, skenaristët, muzikantët, skenografët, kostumografët) janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre artistike.
Projektet që krijuesit duhet të sjellin janë të gjinisë: Muzikal me kukulla. Dosja e projektit duhet të përmbajë: skenarin e plotë, konceptin regjisorial, skicat e shfaqjes, skicat e kukullave, kostumografia,
Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e projektit në lidhje me të drejtat e autorit. Projektet mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, si dhe në formë elektronike. Për dorëzimim fizik: nga e hëna në të premte, ora 09:00-14:00 në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Teatri i Kukullave, Rruga “Gëzim Erebara”, Ish-Kinostudio, Tiranë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje