Ditën e djeshme te ish Vila e Enver Hoxhës në bllok, ajo që sot për sot është transformuar në “Vila Art Explora” nga fondi francez u mbajt një diskutim për kujtesën në art dhe në letërsi.
Diskutimi ishte I hapur mes të pranishmëve, moderatorit Bashkim Shehu, gazetares së kulturës Elsa Demo, dhe galeristit Krenar Zejno.
Ato sollën shembuj nga bota e artit për të ilustruar tezat e tyre për kujtesën, morën si shembuj veprat e Idlir Azizit dhe Gentjan Shkurtit apo në rastin e Zejnos, të Elis Pekës.
Mbrëmja pasoi me diskutime të përzemërta dhe shaka për fenomene të botë së librit dhe leximit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje