LIBRI I DITËS: "Pasenovi ose Romantika"- Një vepër monumentale për fundin e iluzioneve dhe lindjen e njeriut modern

17 Dhjetor 2025, 18:05Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Pasenovi ose Romantika"- Një vepër

Te "Pasenovi ose romantika", Hermann Broch-u rrëfen përplasjen e një bote që po vdes botës së ndjenjës, të besimit, të nderit me lindjen e racionalizmit të Ftohtë që do ta përpijë Evropën.

Pasenovi, një ushtarak që jeton sipas kodeve të një morali të vjetër, përba-llet me pasionin dhe rrezikun që mishëron Ruzena, një grua pasionante dhe e mistershme, e cila i tund themelet e botës së tij të brendshme. Midis tyre nuk ndodh vetëm një histori dashurie: ndodh përplasja e dy mënyrave të të jetuarit, një betejë mes ndjenjës dhe arsyes, mes ëndrrës dhe disiplinës, mes shpirtit romantik dhe realitetit të zhveshur të shekullit XX.

Broch-u e sheh dashurinë si pasqyrën më të qartë të rënies së qytetërimit: ajo që fillon si mall për absoluten përfundon në boshësinë e formave dhe të ritu-aleve. Dashuria humbet pafajësinë e saj, ndërsa morali shndërrohet në dekor. Në këtë zbrazëti, njeriu modern rravgon si një oficer pa urdhër, si një dashnor pa besim, si një shpirt që kërkon kuptim në një botë që s'e njeh më kuptimin.

"Pasenovi ose romantika" është romani i parë i trilogjisë "Të përhënurit" - një vepër monumentale për fundin e iluzioneve dhe lindjen e njeriut modern. Një roman që e kthen krizën shpirtërore të Evropës në art të përjetshëm.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "Pasenovi ose Romantika"

KATEGORIA: Klasik/ Klasikë Botëror

SHTËPIA BOTUESE: Dukagjini

ÇMIMI: 1.090 Lekë

Lini një Përgjigje