Helidon Don Haliti siç i thërrasin miqtë e tij artistë njihet si "Piktori i ngjyrave".
Piktura më lart e artistit, e punuar me vaj në kanavacë në vitin 2023, përshkruan një pemë bujare dhe plot jetë. Ngjyrat janë të gjalla dhe shpërthyese, me nuanca të kaltërta dhe të gjelbërta që mbulojnë degët dhe gjethet, ndërsa zogjtë me ngjyra të ndryshme janë të shpërndarë nëpër degët e pemës, duke i dhënë një ndjenjë levizjeje dhe harmoni natyrore.
Kjo punë artistike e Halitit ngjall ndjesinë e jetës dhe lirisë në natyrë, duke të ftuar të zhytesh në bukurinë e detajeve dhe ngjyrave.
Në vitin 2013, Haliti u shpërblye me çmimin prestigjioz “KULT” si “Artisti më i mirë i vitit”. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Organizatës Kulturore VIZart në vitin 2014, që organizoi Bienalen e parë Ndërkombëtare të Akuarelit në Shqipëri, duke mbledhur 400 artistë nga e gjithë bota. VIZart është bërë një organizatë e njohur për organizimin e festivaleve dhe ekspozitave ndërkombëtare, duke sjellë emra të njohur në Shqipëri.
Haliti është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë “Mjeshtri më i mirë” në Hong Kong dhe “Çmimi i Artistit më të Mirë” në Kinë. Haliti është autor i shtatë katalogëve ndërkombëtarë të Bienales së Akuarelit dhe dy monografive personale, duke reflektuar angazhimin e tij të thellë në art. Ai ka qenë anëtar i Bordit të RTSH-së (Televizionit Publik Shqiptar). Si profesor në Universitetin e Arteve të Bukura, ai vazhdon të edukojë breza të rinj artistësh dhe të kontribuoni në zhvillimin e artit në Shqipëri. /MAPO/
Lini një Përgjigje