Alda Bardhyli: Sfida e librit, globale, por numri i botimeve të reja ka mbushur libraritë

16 Dhjetor 2025, 20:19Kulturë TEMA
Alda Bardhyli: Sfida e librit, globale, por numri i botimeve të reja ka

Alda Bardhyli drejtore e qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, në një intervistë në “Real Story” në ABC News, u shpreh se pavarësisht sfidave, numri i botimeve të reja “mbush” panairin e librit.

Ajo u  shpreh se ka pasur njëlloj presioni ndaj librit fizik, ndërsa shtoi se sfida e librit është globale.

Më tej Bardhyli tha se të gjithë duhet të bëhen bashkë “në luftën” e rrezikut të zhdukjes së librit. Gjithashtu shtoi se teknologjia e ka bërë sfidën e botuesve më të fortë nga ana tjetër.

“Pavarësisht sfidave, të teknologjisë, ebook apo AI, ne e shohim edhe me panairin e librit, numri i botimeve të reja, i librave të printuar gjithmonë e më tepër mbush libraritë. Sfida e librit është një sfidë globale, nuk është vetëm e shoqërisë sonë.

Duhet të bëhemi bashkë, familja, shoqëria ka një rol të jashtëzakonshëm në luftën ndaj këtyre miqve në zhdukje të librit.

E shoh biznesin e librit në rritje, duket se teknologjia vetëm e ka pasuruar këtë treg e ka futur në sfidën që e ka përmirësuar dhe e ka bërë më të fortë. Ndaj nuk mund të themi se teknologjia e ka rrudhur librin në letër por e ka bërë sfidën e botuesve më të fortë”, tha ajo.