Tenori Ramë Lahaj, së shpejti me koncert në Shkodër

28 Maj 2024, 07:48Kulturë TEMA
Tenori Ramë Lahaj, së shpejti me koncert në Shkodër

Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore Ramë Lahaj së shpejti do të zhvillojë të parin koncert të plotë të tij në Shqipëri. “Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë më 8 qershor, në Shkodër.

“Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj”, thuhet në njoftimin online të Bashkisë Shkodër.

Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, i cili më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.

Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe për publikun shqiptar. Bashkia Shkodër bëri me dije se në ditët në vazhdim do të japë më tepër informacion për koncertin e tenorit Ramë Lahaj, të cilin Shkodra do të ketë fatin ta shijojë me 8 qershor me të gjithë repertorin e tij. atsh/A.K./TemA

Lini një Përgjigje