
U nda nga jeta Dr. Ylli Çabiri, Ekspert Ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit, Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Ylli Çabiri është themelues i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC). zoti Çabiri ka qene Minister i Ekonomise ne qeverite e perkoheshme drejtuar nga Ylli Bufi dhe Vilson Ahmeti, 1991, 1992.
Ylli Çabiri u lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1950. U diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, dega “Mekanikë”. Studimet e Thelluara Pasuniversitare i kreu në Francë, në Universitetin Paris XI, për “Metalurgji fizike”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga Universiteti francez për Studimin e tij të Doktoraturës mbi Çeliqet shqiptare.
Deri në vitin 1988, ka punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.
Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy Qeveri: Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z. Ylli Bufi, dhe Qeverinë Teknike, të drejtuar nga Z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit, Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Ylli Çabiri është themelues i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC).
Një numër i madh studimesh mbajnë autorësinë dhe kontributin e tij në fushën e qeverisjes së mirë, koordinimit të ndihmës së huaj, decentralizimit të pushtetit , ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, etj. Ylli Çabiri ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët dhe institucionet ndërkombëtare të pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në konsulenca të rendësishme në vendet e Ballkanit. Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë dhe Kosovën. Autor i librit “Shqipëria mund të bëhet”.
Ylli Çabiri ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan. Është vlerësuar me titullin “Honoris Causa”, nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan ku shërbeu për disa vite si anëtar i Bordit drejtues të tij. Dr. Ylli Çabiri është Qytetar Nderi i Tiranës, Korçës dhe Beratit.
Shume keqardhje per humbjen e ketij personaliteti te shkences shqiptare. Intelektual i kalibrit nderkombetar qe dha kontribut shume te cmuar edhe ne politikeberje dhe politika strategjike. Do i mungoje Shqiperise nje figure e ketij niveli. Ngushellime familjes dhe miqve.
Sorrosiani më i madh i Shqipërisë! Nuk di si ta vlerësoj, komentet bëjini vetë.
U shua nje kollos i shtetit Shqiptar. Ylli ishte vertet nje personalitet, qe asnjehere se ka pare tjetrin se i kujt partie ishte, per te ishte Shqiperia e para, nje person i rrethuar me miq nga te dy krahet e politikes, por dhe me i mirepritur dhe i respektuar nga nderkombetaret. Vertet Shqiperia humbi nje personalitet. Ngushellime familjes
Une e di se ka qene Minister ne fund te viteve 80 ,por nuk shof dhe nuk e di se ku e ka kete " te qenurit Kollos"apo futja pordhes kot si ndonje elbasanas
Ka harruar ke jeteshkrimi qe per 1 kohe te gjate punoi si llamarinist ku kallajiste Linda Ramen gruan e bablokut
E lexova te gjithe artikullin,se e njoh si njeri kur ka qene i ri,ne Elbasan.Ate qe nuk kuptova or Z Gazetar:Pse vdiq?
he mor Sali Bobi mos i ke mbajtur pishen ti apo ia ka mbajtur Aida ???
Hahahaha....i pastronte oxhakun para dhe mbrapa...per hir te kar-ieres Linda e pastronte oxhakun rregullisht.
Se pari e keni gabim te flisni keq, ai ka qene zoteri i vertet dhe i komunikueshem dhe sjelle vertet intelektuali, njeri fjale pak e sakte. Besoj se Linda Rama ka pasur nevoje per te, te pakten pasurite qe kane pas, i ka ndare prej kohesh ky me te. Mire e ka bere, pas ndarjes me Y. Cabiri, L.Rama ka nje sjellje tere autoritet, dikur ishte e komunikueshme me njerezit, sot si shoqja e Rames eshte tangerllikse. Ku e kjo eshte ne vorbullen e piste. Respekte, u prehsh ne paqe z. Cabiri. Ngushellime famijes se z. Cabiri.
Ylli Cabiri e beri te sukseshme Linda Ramen, te futej ne pozicione te rendesishme, ne shoqata te ndryshme me te huaj. Kush e paragjykon Cabirin, e keni gabim sic edhe mediat shkruajne ka qene studiues (edhe shkrimet per te jane pozitive). Po te kishte Shqiperia te tille si ky zoteri ne pushtet apo institucione, do ishte ne BE. Pak vite me pare ai shkruajti artikulli kunder qeverise se Rames, pra Linda ne shoqerine e Rames nuk eshte me ajo e meparshme. Sot eshte si te pasurohen dhe te mbajne pushtetet nen trysnine e tyre ne familje.
Ylli Cabiri nje personalitet nga Elbasani ngushellime familjes .Qytetar nderi ne Tirane Korce dhe Berat .Ne Elbasan do te behet pas vdekjes .Vdis pa te te duan
Ngushellime familjes Çabiri per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Ngushellime bashkeshortes, doktoreshe Mimit, nje zonje e nderuar qe gezon respekt te veçante per kontributin e dhene ne familjen Çabiri.
Nder dhe Respekt Veprave te pavdekshme Ndertimore te Inxhinjer Arkitekt Shkelqim Bumci.Qe nga Ndertimi i Kombinatit tekstileve Stalin ne Tirane,superfosfati,Hekurudha Elbasan Prrenjas,Ura e famshme e Bushtrices.Ketij Gjenir te Ndertimit VETEM NJE KARRIERIST I PAKARAKTER GUXOI TI DALE DESHMITAR PER TA FAJESUAR NE GJYQ.