
Frederik Stamatin nuk e kam takuar ndonjëherë. Domethënë nuk njihem personalisht me të.
Por ia njoh dhe ia çmoj punën që ka bërë dhe që vazhdon ta bëjë me një pasion dhe përkushtim që nuk i shterron kurrë.
Ai është kimist, është restaurues, është studiues dhe mbrojtës shembullor i gjetjeve dhe dëshmive arkeologjike e jo vetëm, por edhe i sendeve, i materialeve, i dokumentave dhe çdo gjurme tjetër, me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.
Në këto fusha është një shkencëtar i zoti e shumë i përkushtuar, i dinjitetshëm dhe me cilësi profesionale që e bëjnë dhe e përveçojnë si një prej heronjve në mbrojtje të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike.
Puna e tij, por edhe e kolegëve të tij, të cilët profesor Stamati di me aq fisnikëri t’i mbrojë dhe përfaqësojë, është me një vlere të jashtëzakonshme.
Sepse, pasuritë e trashëgimisë tonë kulturore dhe historike, gjurmë dhe monumente autentikë e të shumtë që na vijnë prej mijëra vitesh si dëshmi qytetërimi nga më të herëshmet, pa punën me aq përkushtim, profesionalizëm dhe ardhedashuri të Frederik Stamatit dhe kolegëve të tij, nuk do të ishin edhe sot e kësaj dite në fondin e artë të pasurive më të vyera të historisë dhe kulturës së kombit shqiptar.
Sepse pa këto pasuri, ne nuk do ta dinim se prej nga vijmë dhe se çfarë vendi zemë si popull dhe si komb në historinë e qytetërimit botëror.
Mbase, dikujt këto pak rradhë mirënjohjeje që unë po shkruaj në nderim të punës së Frederik Stamatit si studiues dhe shkencëtar në lëmitë ku ai ka dhënë e vazhdon të japë kontribute të vyera, por edhe si përfaqësues i kolegëve të një brezi që meriton nderim, mund t’i duken të kota dhe të padobishme, sepse sot trendi i vëmendjes së një pjese të madhe të opinionit, por, fatkeqësisht edhe i shumicës së njerëzve të pushtetit është gjetiu e davaritet portaleve dhe ekraneve ku mediokritete perverse e banale dominojnë, dhe madje edhe imponohen dhunshëm.
Por, gjithësesi unë mendoj se vëmendja dhe mirënjohja ndaj punës së njerëzve që nuk bëjnë zhurmë dhe shpërfaqja e kontributeve të tyre përkundër përputhjeve të antivlerave dhe injorancës që trafikohet ekraneve e portaleve tona, e që shitet në emër të tregut dhe kinse lirisë mediatike, është dhe duhet të jetë më së pari detyrim shtetëror. E mandej edhe detyrim qytetar i çdonjërit prej nesh.
Mbrojtja dhe zhvillimi i gjuhës si shenja e parë e identitetit tonë përbashkues kombëtar, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë tonë historike dhe kulturore si monumente të pakontestueshme dhe të patjetërsueshme të një historie që na bën të ndjehemi europianë po aq të hershëm sa edhe shqiptarë, duhet të shndërrohen në prioritete kombëtare.
Ndryshe, pa ato nuk ka vlerë as vetë aspirata e bashkimit kombëtar dhe unifikimi i faktorit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit europian, për të cilët nuk rreshtim së foluri.
Profesor Frederik Stamati, në gjurmët e paraardhësve të tij dhe me kontributet e vyera bashkë me kolegët në gjithçka kanë bërë, na e kanë dhënë shembullin dhe modelin. Të tillë ka shumë e në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore. Fatmirësisht, disa syresh ende jetojnë dhe i kemi mes nesh. Ata vazhdojnë të punojnë dhe të japin kontribute të vlefshme, ndaj meritojnë mirënjohje dhe nderim.
Kjo është edhe arsyeja që i shkruajta këto rradhë, duke marrë shkas nga emri dhe puna e Frederik Stamatit.
Shënim:
Sa për të ilustruar shkrimin, kam marrë nga postimet e Prof. Stamatit në fb vetëm dy shembuj ndër qindra të tillë, për të kuptuar përmasën dhe vlerën e punës së tij.
Vete Mbiemri Greke i Stamatit tregon qarte (certo ital) zoti Rama se cfare Kombesie ka patur perpara se te krijohej ky shtet (criate state) apo Pashallek turk nga Fuqite e Medha. Si ka mundesi o Rama me gjithe kete Politizmo (Culture "shqip") Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj shkuan te luftojne per Sulltane? Nuk "degjonin" Ata krismat e Revolucionit Greke te Epiroteve te Jugut (Jugo sllavisht) te ashtuquajturit Arvanitas? Te ashtuquajturit Arvanitas kishin 5-6 Dekada qe i vriste Turku perpara se keta Bejlere te shkonin tek Baba i tyre. Kjo duket edhe sot sa Urrejtje ka Pashalleku i vetequajture Skiptare dhe mik i shtrenjte i atyre qe ndane Epirin ne te Veriut (Vora greq) dhe te Jugut (Jugo sllavisht). Bile pabesia dhe tradhetia kunder (contra ital) kombit Greko-Ilyre te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos nga keta turq Gen-itcaros eshte se mbaruan Gimnasion (Gjimnaz "shqip") ne Skolion e vellezerve Zosimas ne Ioanina (Janine "shqip")! Nuk e "kuptoj" per cfare "Kombi" e ke Llafne o Rama. Topo-Onomat (toponimet "shqip") greke te Vorio Epirit i ndryshuan paraardhesit tuaj dikur Epirote Veziret,Pashallaret,Bejleret dhe you si pasardhes te tyre vazhdoni me Idiotesite tuaja. Nuk e kuptoni qe jini thjesht nje Shprehje Geo-grafike (gjeografi "shqip") qe do te thote Pershkrim i Tokes. Agi Saranden e quajten te paret tuaj Epirote dhe jo Shen Dyzete latinisht nga Saint. You o Rama kini per Figure (figure "shqip") nje Misionare d.m.th Spiune te Republikes Popolare te Vatikanit qe me parate e Kryetarit te Saj Papcit te Romes shkoi te bente Propaganden e Tij ne Kalkute. Dhe keto ne emer te "Zotit" duke u ndryshuar Traditen,Politizmoin (Culture "shqip") e tyre,Identitetin (Identity "shqip") etj ne Katolike!
NOR/GE, norDHE, ose dhe i veriut ; get - dhi; ångest (ankios) - ankth; gard -garDH; gav - dha janë ca nga (shumë) argumentet e lidhjeve gjuhësore pelazgo-ilire me gjermaniken skandinave dhe TI Egan do që të shpegosh historinë nga prizmi i dhomës sate prej nga shkruan. Disi sinkron me themelimin e shtetit arvanitas, Ibrahim Kuqi i Kairos, 40 km larg Stambollit, shtroi udhën e themelimit të shtetit të FUQISHËM ARBNOR, sipas modelit evropian. Ishte po ky Ibrahimi që futi modelin e shtetit evropian në Lindje. Rusia, Franca, Anglia, herë ia mbanin anën Ibrahimit dhe herë, si sot...dhe përfundimisht kur u ballafaquan me fuqinë reale shqiptare, Stambolli evakuohej, dolën në krah të Portës dhe Shqipëria u bë 73 vjet më vonë, por miniaturale, XXS, do thonim sot.
O Erdogan,si bre burë (me një r)nuk të rrihet pa ma q. c@rin me me byth.A thua gjithë ju grekomaxhup e keni qejf ta hani kastravein?Po ri ,e mos u kruj aty se nuk është puna jote.